Zhurnal sfidon Talat Xhaferin, eja në debat publik
Edhe PDSH-ja në "krahët" e Zoran Zaevit
"Ringu" i fundit i SHBA-së përmes Hojt Ji për ta debllokuar Maqedoninë
BDI hedhë poshtë zërat se do t`i tërheqin nënshkrimet
Muzeu i Kosovës përplot aktivitete për Ditën Ndërkombëtare për Monumente dhe Lokalitete
muzee_1.jpg

Po këtë ditë do të zhvillohet edhe ceremonia e rekordit të 10-të Guinnes nga artisti Saimir Strati i cili ka realizuar portretin e Nënës Terezë duke përdorur 1.5 milionë kapëse teli në ngjyrë të bardhë dhe kafe, shkruan KultPlus.

Të martën e 18-të prillit Muzeu i Kosovës do të mbajë organizimin e titullua “Trashëgimia Kulturore dhe turizmi i qëndrueshëm” në kuadër të ditës Ndërkombëtare për Monumente dhe Lokalitete. Të cilat do të fillojë në mëngjes në ora 10:00.

Fillimi i aktiviteteve do të nisë më programet edukative “Shkolla e Mozaikut”, me artistin Saimir Stratin si dhe me aktivitetin “Muzeu Kreativ” të cilat do të zgjasin deri në ora 15:00.

Kurse duke filluar nga ora 19:00 do të zhvillohet ceremonia e rekordit të 10-të Guinnes nga artisti Saimir Strati.

Ai ka realizuar portretin e Nënës Terezë duke përdorur 1.5 milionë kapëse teli në ngjyrë të bardhë dhe kafe. Duke realizuar kështu mozaikun më të madh në botë në këtë kategori të re, si dhe duke arritur rekordin e tij të dhjetë.

Në anën tjetër aktiviteti “Shkolla e Mozaikut”, ka për qëllim të promovojë vlerat e trashëgimisë kulturore përmes punës praktike me mozaik, ku nxënësit shohin për së afërmi fragmente të dy mozaiqeve nga koleksioni i Muzeut të Kosovës, që datojnë nga periudha romake shek IV-VI. Të inspiruar nga mozaiku, nxënësit mësojnë metodat e lashta dhe ato moderne të vendosjes së gurëve, duke i zbatuar ato në praktikë nën përkujdesjen e edukatoreve muzeore. Kurse “Muzeu kreativ”, është aktivitet muzeor i cili ka për qëllim që përmes punës kreative fëmijët të shprehin përshtypjet e tyre, për koleksionin muzeor në praktikë.

Pasqyrimi i vlerave të trashëgimisë kulturore në kontekstin artistik do të bëhet përmes punës me anë të terakotes, ngjyrave speciale dhe aksesorëve përcjellës.

 16.04.2017, 10:32  | L.E. | 614 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » Talat Xhaferi në moment të fundit refuzoi propozimin e LSDM-së, që të zgjidhet kryetar i Kuvendit pa prezencën e VMRO-së..!?
« Foto: » Këngëtarja e njohur martohet në xhami me rite islame
« Foto: » Leonora Jakupi e tepron, për pak sa nuk i dalin...
« Foto: » Nuk ishte në festën e Tunës, por ja çfarë bën Nora për kunatën
« Zhurnal mëson: » Dje Zaev ka pasur takim të fshehtë me Gruevskin, ndërsa sot me Ahmetin ?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.