Zhurnal sfidon Talat Xhaferin, eja në debat publik
Edhe PDSH-ja në "krahët" e Zoran Zaevit
"Ringu" i fundit i SHBA-së përmes Hojt Ji për ta debllokuar Maqedoninë
BDI hedhë poshtë zërat se do t`i tërheqin nënshkrimet
Nisin punimet për “Gurin e Përmetit”, Kumbaro: Qarku Gjirokastër, kryeqendër e turizmit
guri.jpg

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ndoqi nga afër fillimin e punimeve ku edhe theksoi se qarku i Gjirokastrës do të kthehet në kryeqendër të turizmit.

Në qytetin e Përmetit nisi punën kantieri më i ri i ndërtimit në trashëgiminë kulturore, “Guri i Përmetit”, projekt i Ministrisë së Kulturës, Institutit të Monumenteve dhe Bashkisë së Përmetit.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ndoqi nga afër fillimin e punimeve, shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Përmetit, Niko Shupuli.

“Guri i qytetit të Përmetit” ndodhet në veri të zonës qendrore të qytetit, është i vendosur në një hapësirë të gjelbër prej 4500 m2.

Projekti konsiston në rijetëzimin e monumentit të kulturës nëpërmjet rikualifikimit të zonës, rivitalizimin e ‘Gurit’ dhe kthimin e kësaj zone në pikë interesi.

“Nuk mund të jetë më Përmeti një destinacion i anashkaluar dhe ca më keq i harruar, siç ka qenë deri më sot nga harta jo vetëm e qarkut të Gjirokastrës, por edhe më gjerë, sepse Përmeti ka një pasuri të jashtëzakonshme të pasurive natyrore, kulturore, shpirtërore, që është meritë vetëm e përmetarëve dhe paraardhësve të tyre”, u shpreh ministrja Kumbaro në vazhdim të fjalës së saj.

Ideja kryesore e këtij projekti është krijimi i një traseje përgjatë së cilës do të ketë shkëmbim informacioni kulturor e artistik. Projekti bazohet në krijimin e tri hapësirave kryesore: Tuneli, shkallët, rrënoja dhe në evidentimin e vlerave të tyre nëpërmjet ndriçimit dekorativ dhe funksional.

Ky projekt është njëri nga kantieret e hapura të Rilindjes Urbane, që ka për qëllim të përmirësojë infrastrukturën, të rrisë cilësinë e shërbimeve dhe të krijojë formula të reja të turizmit, falë pasurive natyrore dhe kulturore që ofrojnë qytetet me trashëgimi kulturore, shkruan atsh.

Kumbaro nuk harroi të kujtojë nga Përmeti se “Filozofia e qeverisë shqiptare për qarkun e Gjirokastrës është që të jetë kryeqendër e turizmit. Të kthehet në një qark me shumë pole atraktive. Krahas kantiereve të rilindjes urbane të forcojmë turizmin. Biznesi duhet të zgjohet dhe të ecë paralelisht me investimet e autoriteteve shtetërore për t’u ofruar një meny turistike të denjë çdo vizitori në këtë zonë”.

Projekti “Guri i Përmetit” kap vlerën e investimit prej 8.560.848 lek dhe pritet të përfundojë në harkun kohor të dy muajve. 

 16.04.2017, 10:36  | L.E. | 539 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » Talat Xhaferi në moment të fundit refuzoi propozimin e LSDM-së, që të zgjidhet kryetar i Kuvendit pa prezencën e VMRO-së..!?
« Foto: » Këngëtarja e njohur martohet në xhami me rite islame
« Foto: » Leonora Jakupi e tepron, për pak sa nuk i dalin...
« Foto: » Nuk ishte në festën e Tunës, por ja çfarë bën Nora për kunatën
« Zhurnal mëson: » Dje Zaev ka pasur takim të fshehtë me Gruevskin, ndërsa sot me Ahmetin ?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.