Zaev i ofroi koalicion PDSH-së
Pse Ibrahimi nuk e uroi Visar Ganiun si fitues në rrethin e parë !?
PDSH rrugës për të hyrë në Qeveri?
Analistët të ndarë nëse VMRO mund të bojkotoj zgjedhjet eventuale të parakohëshme par..
Duartrokitje dhe lot gëzimi për Skënderbeun në Paris
paris_1.jpg

Parisi priti dhe nderoi kryeheroin kombëtar shqiptar “Skënderbeun”, interpretuar nga aktori dhe regjisori Xhevat Limani, dhe “Donikën” interpretuar nga soprano Era Hoxha në sallën e “Theatre Montorgueil” të kryeqytetit francez, njofton agjencia e lajmeve INA.

Artëdashësit kryesisht shqiptar, patën rastin dhe nderin, mbase edhe privilegjin që të shijojnë magjinë e teatrit, magjinë e skenës, magjinë e interpretimit jashtëzakonisht të motivuar dhe të shkëlqyer me tërë origjinalitetin e tij të Xhevat Limanit dhe Era Hoxhës e kjo magji ishte shfaqja “Skënderbeu”.

Vetë Xhevat Limani, pas shfaqes në një komunikim u shpreh: “Shqipërisht në Paris. Duartrokitje, lot gëzimi, prezencë klasi intelektualësh dhe artdashës nga të gjitha trojet shqiptare. Drithërima zemrash dhe vullkan dëshirash që mbajnë në zemër flakën e ndezur të ëndërrimit shqip. Falenderim, respekt dhe mirënjohje”.

Pas prezantimit të kësaj pjese teatrore në Zagreb, në Vienë- aty ku ruhen shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut, projekti vazhdoi në  Luzern dhe Gjenevë të Zvicrrës për ta mbyllur këtë turne me shfaqen në  “Theatre Montorgueil” në Paris, ku vlerësimet janë se Skënderbeu e ka shpëtuar krishterimin europian nga asimilimi.

Perdja e këtij turneu të “Skënderbeut” në gjuhën shqipe u mbyll në Paris, por aktori dhe regjisori Xhevat Limani ka premtua se poemën dramatike “Skënderbeu” këtë margaritar të kulturës sonë së shpejti do ta shfaqë edhe në anglisht, si dedikim special në rend të parë miqve tanë të përhershëm amerikanë, e pse jo edhe atyre europian në skenat e tyre teatrore.

“Gjergj Kastriotit Skënderbeu”, është vepër e autorit  Xhevat Limani, i cili pos tekstit, e ka bërë edhe regjinë në bashkëpunim me Michael Tylo dhe paraqitet në rolin e Skënderbeut, ndërsa, soprano Era Hoxha, paraqitet në rolin e Donikës, me arie të kompozuara enkas për rolin e Donikës, nga kompozitori Aleksandër Peçi, me libreto të Xhevat Limanit,  ndërsa muzikën për shfaqen si tërësi e ka bërë Elvis Peçi.

Mozaiku i elementeve të kësaj shfaqe përbëhet nga skenografia e Kristaq Kapedanit, kostumet e Fadil Sahitit-sipas idesë së regjisorit, përkrenaren dhe shpatën e Lenny Tarrantinos, me elemente koreografike të Altin Naskës, efektet e dritës sipas regjisorit. Të gjitha këto komponenta dhe  elemente përbërëse të kësaj shfaqe,  dëshmojnë se kjo pjesë është punuar me përkushtim të veçantë për një kohë të gjatë.

Personazhi i  Gjergj Kastriotit  Skënderbeu, interpretohet nga  aktori shqiptaro-amerikan Xhevat Limani. Donikën  e interpreton sopranoja Era Hoxha ndërsa karakteret tjerë paraqiten përmes sekuencave filmike dhe zërave. Muzikën e ka komponuar Aleksander Peçi; kostumet:  Enkel Dika; skenografinë : Kristaq Kapedani. Regjisor: Xhevat Limani & Michael Tylo-aktor dhe regjisor hollyvudian. (INA)

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.04.2017, 10:27  | L.E. | 752 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Motra e Labit i turpëroi të gjitha këngëtaret në dasmën e tij (Foto)
Motrat Mustafa dalin në piknik, por vëmendjen e merr veshja e tyre! (Foto)
PDSH rrugës për të hyrë në Qeveri?
Zaev i ofroi koalicion PDSH-së
« Lajmi i fundit » Rrahje masive në Bit Pazar, tifozët e Vardarit shkatërrojnë gjithçka para tyre
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.