« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
"Fustanella Festival" në maj pushton Gjirokastrën
FUST.jpg

Robert Bisha, Fanfara Tirana, Maria Mazzotta, janë disa nga emrat që do të performojnë në ‘Fustanella Festival’.

Më 19 maj Gjirokastrës do i shtohet edhe një festival i ri i cili në vëmendje të tij ka trashëgiminë kulturore. Kështu në kuadër të “Fustanella Festival” do të festohet duke kujtuar fustanellën një nga veshjet tradicionale të shqiptarëve, shkruan KultPlus.

Në këtë festival do të ketë performanca të ndryshme muzikore por edhe konferenca dhe aktivitete të ndryshme me qëllim që Gjirokastra të jetë në vëmendje të njerëzve nga 19 deri më 21 maj sa edhe do të zgjasë festivali. Fustanella do të kthehet në veshjen më të kërkuar gjatë kësaj kohe në kalanë e Gjirokastrës dhe në rrugicat e saj të ndërtuar më gurë.

“Një kostum që mahniti jo pak të huaj që do të përdoret si flamur për atë çka na bashkon dhe jo çka na ndan me fqinjët. Një festë muzikore e përbashkët me rrënjët në identitet por e jetuar në modernitetin e një botë globale”, thuhet në përshkrim të festivali duke përdorur moton “Vishe dhe ti!”, si një ftesë që fustanella të vishet sa më shumë të paktën gjatë këtij festivali.

“Fustanella Festival”, nis sivjet edicionin e tij të parë me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës. Përgjatë ditëve të festivalit, kalaja e Gjirokastrës do të jehoj nga tingujt e muzikës të krijuar nga këngëtarë të ndryshëm vendor e ndërkombëtarë.

Më poshtë mund të gjeni një pjesë nga programi i Festivalit Fustanella që është bërë i ditur nga organizatorët:

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.04.2017, 10:35  | L.E. | 582 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
E enjtja e ardhshme ditë jopune
Amdi Bajram konteston bojkotin e VMRO-së, i vardiset shumicës ?
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.