Edhe këtë vit pa liqenin Treska, premtimet e Bekim Muratit mbeten vetëm fjalë
Allagjozovski: Do të ketë revizion të projektit "Shkupi 2014"
Kushtetuesja do të vendos a është shfuqizimi i testimit ekstern kushtetues
Maqedonia, me politikë të re ndaj shteteve fqinje
« VIDEO: » “3 harqet” në Muzeun Historik Kombëtar
EKS_6.jpg
Loading...

Një ekspozitë e veçantë po qëndron e hapur prej pak ditësh në Muzeun Historik Kombëtar. E titulluar “3 harqet”, ekspozita mban firmën e bashkëpunimit të dy artistëve, piktorit shqiptar Enkelejd Zonja dhe skulptorit francez Klod Pelaton.

Veprat e tyre qëndrojnë në krah të njëri-tjetrit duke kofirmuar edhe një herë bashkëpunimin e suksesshëm mes dy artistëve. Ndërsa skulptori francez Pelaton e merr frymëzimin nga urat e vjetra, që ai ka parë në Shqipëri, artisti Zonja e merr frymëzimin nga e shkuara e Shqipërisë. Për artistin nga Franca urat në vendin tonë kanë elemente specifike, që shërbejnë si motiv për realizimet artistike nga ana e tij.

Që nga titulli “3 harqet”, artistët sjellin urën e bashkëpunimit jo vetëm kulturor mes Francës dhe Shqipërisë, por edhe mes krijimeve të tyre. Ideja e ekspozimit se bashku ka qenë e Pelatonit, ndërkohë që nga krijimtaria e Zonjës në ekspozitë janë vetëm 4 punime. Ky i fundit do ta vijojë idenë e këtij alternimi mes artit francez dhe atij shqiptar, në një tjetër ekspozitë, por këtë herë në Francë.

Piktori i ri Enkelejd Zonja njihet nga publiku shqiptar si fitues i trofeu të Konkursit të Pikturës së Artit bashkëkohor në Shqipëri, “Live Art 2013” me vepren “Kabareja e shallit te kuq”.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.04.2017, 15:32  | L.E. | 454 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Djali i vogël paralizohet në gjumë, tronditen mjekët kur zbulojnë shkakun! (Foto)
Përleshje fizike në vendkalimin kufitar, Bogorodicë
Kështu dukej Andrra Destani në përditshmërinë vajzërore (Foto)
Leonora Jakupi asnjëherë nuk është zhveshur më shumë se kaq (Foto)
Gresa iu lë “pa men” me këto foto nga plazhi! (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.