Aeroporti "Aleksandri i madh" pas zgjedhjeve do të bëhet Nënë Tereza?! (Video)
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Këshilli gjyqësor, pa qëndrim për kritikat e Pribesë
Arifi përuron urën në f.Poroj
Urat historike shqiptare, në syrin e një skulptori francez në Muzeun Kombëtar
urat.jpg

Ura të njohura për historinë e tyre janë në veprat e skulptorit francez dhe sipas kuratorit Krenar Zejno urat në skulpturë janë bërë me gurin e Shqipërisë.

“3 Harqet”, ekspozita që bashkon artin shqiptar me atë francez është çelur për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.

Ekspozita e artistit francez Claudy Pellaton dhe piktorit Enkelejd Zonja e titulluar “3 Harqet” përmban vepra në skulpturë dhe pikturë.

Kuratori i ekspozitës Krenar Zejno për këtë bashkëpunim artistik rrëfeu dhe motivet që trajtohen në veprat artistike.

"Bashkëpunimi dhe ura si simbol, por si mund t'ia bëjmë ne se edhe ato që janë klishe ti marrim dhe ti çojmë aty ku e kanë kuptimin origjinën ndonjëherë harxhohen prej shpërdorimit të tyre dhe mendoj që ky nuk është rasti i shpërdorimit", u shpreh mes të tjerave kuratori Zejno.

Ura të njohura për historinë e tyre janë në veprat e skulptorit francez dhe sipas kuratorit Krenar Zejno urat në skulpturë janë bërë me gurin e Shqipërisë.

“E veçanta është sepse autori francez nëpër botë bën urat në skulpturë. Por ai ka një dedikim të veçantë me Shqipërinë, sepse ka bërë urat e vendit tonë në gur në skulpturë, si Ura e Mesit, e Përmetit apo e Tabakëve. Dhe pjesëmarrja e Enkelejdit në ekspozitë ka qenë dhe si një mikpritje. Autori francez ka vendosur skulpturën në gur dhe urat e Shqipërisë në vepër janë bërë me gurin e vendit tonë, ndërkohë që pjesa tjetër janë të tjera vepra arti”, pohon kuratori Zejno.

Piktori francez Claudy Pellaton, që ka trajtuar dhjetëra motive shqiptare në pikturat dhe skulpturat e tij shprehet se urat kanë qenë inspirimi i tij artistik, shkruan sot news.

“Kam parë shumë ura në botë dhe në Ballkan, dhe sigurisht ato janë pjesë e veprave të mia, por kur vizitova Shqipërinë, vura re se këtu urat ishin shumë më të veçanta, shumë specifike, dhe unë aty shihja motive artistike. Ka diçka që më frymëzon tek këto ura dhe historia e tyre", pohon skulptori Pellaton, i cili është një nga artistët e vlerësuar me aktivitetin e tij artistik në veprat e artit në skulpturë.

Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar është falë bashkëpunimit me Ambasadën e Francës në Tiranë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.04.2017, 10:41  | L.E. | 468 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Kush nga liderët pas zgjedhjeve lokale do të shkoj në histori (VIDEO) ?
« TRONDITËSE » Nuk kanë të ndalur hetimet ndaj Ramiz Merkos për keqpërdorim detyre, "ka abuzuar me 6 milion euro", akuzon Miloshoski
Bie nga çatia e shtëpisë, gjen vdekjen një person nga Tetova
Shoqet e ngushta Feridja dhe Kaderi ja çfarë bëjnë kur dalin për kafe (Foto)
Kështu dukeshin “Vjollcat” 15 vite më parë! (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.