Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Konkluzat e Kuvendit qëndror të RDK-së
Zërat që s’njohin kufij dëshmohen me kryevepra botërore e shqiptare
zera.jpg

Kur ariet apo perlat e operave botërore bëhen pjesë e një programi të vetëm, është e qartë se interpretuesit i shtohet përgjegjësia.

Kjo për shkak të stilit, teknikës dhe qasjes që ka secili prej kompozitorëve të këtyre veprave, shkruan sot “Koha Ditore”. Pesha mund të duket edhe më e rëndë, kur bëhet fjalë për 16 sosh - në mesin e tyre edhe këngë të vjetra shqiptare.

“Cosi Fantutte” e Mozartit, “La Boheme” e Puccinit, “Rigoletto” dhe “La Traviata” e Verdit, hyjnë në mesin e operave më të njohura dhe më kërkuese për interpretim.

Pikërisht arie të këtyre operave ishin pjesë e programit, duke ia shtuar edhe të tilla nga operat si “Lucrezia Borgia”, “Linda di Chamounix” të Donizzettit e “I Capuleti e i Montecchi” e Bellinit, bashkë me këngët “O sole mio” të Eduardo di Capua dhe ato shqiptare, “N’jat zaman” të Çesk Zadesë, “Kur perëndon dielli” e Leonard Dedës dhe “Agimet shqiptare” të Avni Mulës. Por kapaciteti vokal i sopranos Zana Abazi-Ramadani dhe tenorit Faik Hondozi, bëri që kjo të dukej e lehtë.

Njëjtë sikurse ajo, edhe tenori Faik Hundozi pati paraqitje të denjë, me shpërthimet dhe momentet e veta. Të dy patën rastin të shkëlqejnë, duke interpretuar secili nga një këngë me radhë.

Të fuqishme dhe të bukura ishin edhe interpretimet në duet. Katër këngë i kënduan së bashku, ku nuk munguan emocioni, loja në skenë dhe profesionalizmi./Koha.net/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.04.2017, 10:43  | L.E. | 547 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.