Zhurnal sfidon Talat Xhaferin, eja në debat publik
Edhe PDSH-ja në "krahët" e Zoran Zaevit
"Ringu" i fundit i SHBA-së përmes Hojt Ji për ta debllokuar Maqedoninë
BDI hedhë poshtë zërat se do t`i tërheqin nënshkrimet
Nesër konferencë e rëndësishme e Facebookut
fb_3.jpg

Programues nga Brazili, Franca, India dhe Meksika do të mblidhen nesër dhe pasnesër në konferencën F8, për të gjetur mjete dhe parametra të reja për një nga produktet më kryesore të Facebook-ut, rrjetin social Instagram për shpërndarjen e fotove nëpërmjet celularëve, si dhe për WhatsApp, shërbimin e mesazheve të çastit, që Facebook e bleu në vitin 2014.

Facebook pritet të paraqesë opsione të reja për produktet e tij, duke u munduar t’i tërheqë programuesit dhe bizneset drejt shfrytëzimit më të mirë të shërbimeve që ofron.

Është një lloj feste teknologjike që drejtuesit e Facebook-ut e shfrytëzojnë për të paraqitur opsionet e reja dhe për të folur për të ardhmen e firmës. Konferenca e ka marrë emrin F8, prej organizimit tradicional të një gare 8-orëshe ndërmjet hakerëve.

Ndërsa pritet që mijëra vetë të mblidhen tek qendra e konferencave në zemër të qytetit San Jose, në mbi 45 qytete të tjera në mbarë botën, programuesit do të mblidhen për të ndjekur fjalimin çelës që do të mbajë nesër në mëngjes drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg. Sfida me të cilën përballet Facebook është e dyfishtë: të gjejë përdorues të rinj, si dhe t’u ofrojë atyre më shumë gjëra për të bërë.

 18.04.2017, 13:03  | L.E. | 495 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » Talat Xhaferi në moment të fundit refuzoi propozimin e LSDM-së, që të zgjidhet kryetar i Kuvendit pa prezencën e VMRO-së..!?
« Foto: » Këngëtarja e njohur martohet në xhami me rite islame
« Foto: » Leonora Jakupi e tepron, për pak sa nuk i dalin...
« Foto: » Nuk ishte në festën e Tunës, por ja çfarë bën Nora për kunatën
« Zhurnal mëson: » Dje Zaev ka pasur takim të fshehtë me Gruevskin, ndërsa sot me Ahmetin ?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.