"Ringu" i fundit i SHBA-së përmes Hojt Ji për ta debllokuar Maqedoninë
« Zhurnal mëson » Talat Xhaferi në moment të fundit refuzoi propozimin e LSDM-së, që të zgjidhet kryeta..
BDI hedhë poshtë zërat se do t`i tërheqin nënshkrimet
« Analistët për Zhurnal » "Komedia" politike të marrë fund
Klubi i shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova zgjodhi udhëheqësin e re
KLUBI.jpg

Klubi i Shkrimtarëve “Oeneum” - Tetovë, tani më numëron një sërë manifestimesh dhe aktivitetesh letrare, ndonëse me një traditë afro tre vjeçare që nga themelimi i vet me një punë të  ngjeshur, e ka ripërtërirë frymën kulturore - letrare në Tetovë, duke i dhënë qytetit një  mazh vlerash të mirëfillta kulturore.

Klubi “Oeneum” këto ditë në kuvendin i  parë zgjedhor zgjodhi kryetaren e klubit, dr. Zejnepe Alili Rexhepi ushtruese të detyrës që nga fillimi i këtij vitit, për të vijuar me aktivitetet letrare, me po aq entuziazëm dhe sinqeritet, sikurse kryetari i deritanishëm, prof. dr. Ejup Ajdini. Përpos Programit të ngjeshur vjetor, për këtë viti, Klubi ka organizuar një varg aktivitetesh, përmes të cilave janë përkujtuar personalitete e mirënjohura tetovarë nga sfera kulturores – letërsisë të cilët, janë afirmuar vlera të reja krijuese, gjë që ka ndikuar dukshëm në gjallërimin e jetës kulturore të qytetit.

Anëtarët e kuvendit, me votën e tyre  për kryetare të klubit “Oeneum”, e zgjodhën poeten dhe studiuesen e letërsisë, dr. Zejnepe Alili Rexhepi, si dhe Kryesinë e re.

Me këtë rast për punën që ka bërë e falënderuan kryetarin e deritanishëm, prof. dr. Ejup Ajdinin për kontributin e tij intelektual dhe letrar, Kryesinë e deritashme dhe të gjithë anëtarët, të cilët patën ndihmuar pa e kursyer veten, në favor të misionit për afirmimin e vlerave kulturore tetovarë, edhe përkundër pengesave dhe vështirësive të shumta materiale.

Kryesia e sa po zgjedhur, e mbështetur nga anëtarësia e gjerë dhe artdashësit tetovarë synon organizimin dhe realizimin e projekteve të shumta, si në rrafshin gjithëkombëtar, ashtu dhe projekte me karakter ndërkombëtar. 

 

 18.04.2017, 15:02  | L.E. | 837 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » Talat Xhaferi në moment të fundit refuzoi propozimin e LSDM-së, që të zgjidhet kryetar i Kuvendit pa prezencën e VMRO-së..!?
« EKSKLUZIVE » BDI emëron kryeshef të policisë në Manastir
Rritet euro
« Foto: » Këngëtarja e njohur martohet në xhami me rite islame
« Foto: » Nuk ishte në festën e Tunës, por ja çfarë bën Nora për kunatën
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.