Edhe këtë vit pa liqenin Treska, premtimet e Bekim Muratit mbeten vetëm fjalë
Allagjozovski: Do të ketë revizion të projektit "Shkupi 2014"
Kushtetuesja do të vendos a është shfuqizimi i testimit ekstern kushtetues
Maqedonia, me politikë të re ndaj shteteve fqinje
Sulmohet një avokat në Tetovë
132494273_1.jpg

Tetovë, 18 prill - Avokati Bujar Sabriu sot rreth orës 12 është sulmuar me thikë me ç'rast ka marrë të prera në gisht, ndërsa pastaj është goditur me stol në zyrën e tij në qendrën tregtare të qytetit në Tetovë.

Këtë sot e theksoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, i cili tha se i dyshuar për sulmin është V.A.(72) nga Tetova.

"Sulmuesi i dyshuar ka hyrë në zyrën ku momentalisht ka punuar avokati dhe midis tyre fillimisht ka filluar grindje verbale. Për një moment sulmuesi ka nxjerrë thikë dhe e ka goditur avokatin në gishtin e dorës së majtë. Pastaj e ka goditur me stol. Avokati disi ka arritur të largohet nga zyra dhe është nisur drejt Gjykatës Themelore të Tetovës ku është fshehur. Derisa ka ikur drejt Gjykatës së Tetovës sulmuesi ka vrapuar pas tij me thikë. Për një kohë të shkurtër sulmuesi është arrestuar", deklaroi Josifovski.

Sabriut i është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës me ç'rast është lëshuar në mjekim shtëpiak. Ekspertizë kanë kryer ekipe të policisë dhe Prokurorisë Publike dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit. Sipas të dhënave jozyrtare, deri në incident ka ardhur për shkak të marrëdhënieve të papastruara midis të dyve rreth pronësisë së zyrës së avokaturës ku ka ndodhur sulmi.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.04.2017, 19:53  | T.E. | 1,553 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Djali i vogël paralizohet në gjumë, tronditen mjekët kur zbulojnë shkakun! (Foto)
Përleshje fizike në vendkalimin kufitar, Bogorodicë
Kështu dukej Andrra Destani në përditshmërinë vajzërore (Foto)
Leonora Jakupi asnjëherë nuk është zhveshur më shumë se kaq (Foto)
Gresa iu lë “pa men” me këto foto nga plazhi! (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.