Reka: Veprimi i Beogradit, tentim për të penguar integrimin e Maqedonisë në NATO
« Konfirmohet lajmi i Zhurnalit » Aziri zyrtarisht kalon në LR-PDSH
« Bozhinovski për Zhurnal » Kryeprokurori i ri të ketë vlera të larta morale, integritet dhe profesionalizëm
« Zhurnal mëson » BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër
Xiaomi zbulon Mi 6 me procesor Snapdragon 835 dhe 6GB RAM
xiam_2.jpg
Loading...

Në një eveniment të posaçëm ditën e Mërkure, shefi ekzekutiv i Xiaomi Lei Ju prezantoi telefonin më të mirë të kompanisë për 2017-ën, Mi 6.

Shitjet e para të telefonit fillojnë më 28 Prill në Kinë. Tre modele do të jenë të disponueshme: 64GB me kosto 363 dollar, 128GB me kosto 421 dollar dhe një edicion prej qeramike me kosto 436 dollar.

Mi 6 fuqizohet nga Qualcomm Snapdragon 835 dhe 6GB RAM. Gjatë muajit Shkurt Xiaomi prezantoi procesorin e ri Surge S1 i cili fuqizon telefonin Mi 5c. Edhe kjo përbën një arritje të madhe për kompaninë e cila e ndiqte prej kohësh këtë qëllim.

Mi 6 do të jetë telefoni i parë i një kompanie kineze i cili ka procesorin Snapdragon 835, kjo sepse Samsung kishte rezervuar ekskluzivisht procesorin për Galaxy S8-ën duke lënë LG G6 me procesorin Snapdragon 821.

Mi 6 ka ekran 5.15 inç Full HD. Kompania ka punuar kryesisht në disa aspekt të ekranit si përmirësimi i spektrit të ngjyrave dhe cilësisë së leximit gjatë natës.

Vitin e kaluar kompania prezantoi Mi 5 në Kongresin Mobil Botëror ndërsa Mi 6 riktheu Xiaomin në shtëpi. Problemi më i madh i Mi 6 është disponueshmëria në vetëm disa rajone dhe shtete. /PCWorld Albanian

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.04.2017, 10:31  | L.E. | 435 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Konfirmohet lajmi i Zhurnalit » Aziri zyrtarisht kalon në LR-PDSH
Dridhet Shkupi
Jeremiq: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, dilentantizëm dhe mashtrim diplomatik
Daçiq: Serbia mund të ndryshojë qëndrimin për emrin e Maqedonisë
« Dokument » Publikohen dokumenta ku qeveria e Gruevskit planifikonte ndërtimin e banesave për emigrantët
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.