« Sheshi "Skendërbeu" » Mexhiti fton gjithë shqiptarët të përjetojnë kulturën dhe artin e gjitha trevave shqi..
« Analistët » Sporti shqiptar nuk duhet të anashkalohet nga Qeveria e Maqedonisë
« Kadriu për Zhurnal » Reforma në gjyqësor nënkuton shumë gjëra, jo vetëm shkarkimi i Zvërlevskit
« E fundit » Më në fund mbaroi seriali "Zvërlevski", u shkarkua me 64 vota "pro"
‘Rroftë’ ekspozita e radhës në Marubi
rrofte.jpg
Loading...

Është historia e kohëve të fundit të Shqipërisë, një fond që vlerësohet prej kuratores si një pasqyrë që ilustron historinë e vendit dhe zgjerohet në shumë fusha, si ajo sociale, etnografike, politike etj.

Duke kërkuar në të ato formime e grupime të popullit ku mund të hasej karakteri i tij, Hoçia tregon se “kemi përpirë histori të mbështjella në legjenda të jashtëzakonshme”. Me këtë “justifikohet” logoja e ekspozitës, që nxirret pas dilemave: Por çfarë mbetet prej legjendës në një fotografi? Një turmë anonime, që thotë “Rroftë”!

Fotografia, një lexim historik që nuk i shmanget asnjëherë idesë dhe filozofisë, por edhe një shpjegimi kontekstual se çfarë ndodh brenda një “bote” bardhezi. Ky rast shërben si mjet dokumentues, duke mos qenë thjesht e pranishme. Me ekspozitën që pritet të hapet më 21 prill në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër, kuratorja Blerta Hoçia kërkon të nxjerrë në pah një përbërës të rëndësishëm në zhvillimin e çdo shoqërie, që është lënë në hije: masat, turmat.

Fotografia, një lexim historik që nuk i shmanget asnjëherë idesë dhe filozofisë, por edhe një shpjegimi kontekstual se çfarë ndodh brenda një “bote” bardhezi.

Ky rast shërben si mjet dokumentues, duke mos qenë thjesht e pranishme. Ideja që ka sugjeruar artistja Blerta Hoçia shkon me këtë vështrim duke krijuar një set analitik mbi disa foto që lexojnë çfarë mbetet prej legjendës në një fotografi. Me ekspozitën që pritet të hapet më 21 prill në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër, Hoçia kërkon të nxjerrë në pah një përbërës të rëndësishëm në zhvillimin e çdo shoqërie, që është lënë në hije: masat, turmat. I referohemi një teksti kuratorial që nuk merr përsipër kërkimin studimor, por një afri të përvojës artistike të Hoçias, siç do të jetë ekspozimi i disa fotove me përmasa të mëdha, zbuluar nga arkivi i pasur i fondit të Muzeut “Marubi”.

Është historia e kohëve të fundit të Shqipërisë, një fond që vlerësohet prej kuratores si një pasqyrë që ilustron historinë e vendit dhe zgjerohet në shumë fusha, si ajo sociale, etnografike, politike etj. Duke kërkuar në të ato formime e grupime të popullit ku mund të hasej karakteri i tij, Hoçia tregon se “kemi përpirë histori të mbështjella në legjenda të jashtëzakonshme”. Me këtë “justifikohet” logoja e ekspozitës, që nxirret pas dilemave: Por çfarë mbetet prej legjendës në një fotografi? Një turmë anonime, që thotë “Rroftë”!

Në kërkim të perceptimit mbi turmën, kuratorja shtyn meditimin mbi turmën si popull apo turmën si kope? Tregimi i kuratorës, në të dyja rastet përcaktimi lidhet me vendimmarrjen e krijimit të asaj çka jemi sot. “Turma heroike në ngritjen e flamurit për Pavarësi në njërën anë dhe turmat po aq të frymëzuara të secilit regjim. Tiparet kryesore të një turme të frymëzuar, sipas antropologut dhe sociologut francez Gustave le Bon, mund t’i dallojmë në çdo grupim njerëzish të cilët ndajnë me fanatizëm të njëjtën ide që iu është ngjitur si një infeksion deri në atë pikë saqë cilido qoftë niveli i tyre intelektual, ata shndërrohen në një qenie të përbashkët pa individualitet, një organizëm të formuar prej qindra mijëra organizmash të tjerë ku secili më vete dikur ka pasur pavarësi, pavarësi që zhduket në momentin e shfaqjes së magjepsjes që ushtron një formulë apo një ideal në mendjet e tyre”. Hoçia thotë se materiali i kësaj ekspozite nuk ofron një studim mbi formimet e turmës, por vjen më shumë si një dëshirë për ta vështruar atë, për t’u përballur me faktin që ajo është dhe ekziston si e tillë edhe në kohën tonë digjitale. jugperëndim

“Një dëshirë për t’u ndërgjegjësuar së pari vetë ne, që në çdo moment mund të shndërrohemi në turmë. Në këtë vështrim fotografia është ai mjet që i ka dokumentuar këto krijime dhe bashkime njerëzish duke qenë thjesht e pranishme, duke i ndarë me turmën ethet e ideve të paqarta që atë e entuziazmojnë. Duke kërkuar në të ato formime e grupime të popullit ku mund të hasej karakteri i tij, kemi përpirë histori të mbështjella në legjenda të jashtëzakonshme. Por çfarë mbetet prej legjendës në një fotografi? …”, kuratorja e mban këtë sekuencë për ta dëshmuar një foto të përmasave të mëdha, bardhezi, me fashë të kuqe mbi turmën anonime që thotë “Rroftë”, mbi një reagim individual./KultPlus.com

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.04.2017, 11:03  | L.E. | 738 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gruevski shfaqet pas një kohe, ndjek nga afër ndeshjen mes Vardarit dhe Fenerbahçe
Filloi gara për kryeprokuror, ja tre kandidatët më të sigurtë
« Video » Shqiptari i makiatove artistike në Vjenë
MPJ: Deri në ora 20.30 nuk ka informacione për shtetas të plagosur nga Maqedonia
« Foto » Skandaloze: Rrahje fizike pas përfundimit të ndeshjes Vardar me Fenerbahçen
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.