Reka: Veprimi i Beogradit, tentim për të penguar integrimin e Maqedonisë në NATO
« Konfirmohet lajmi i Zhurnalit » Aziri zyrtarisht kalon në LR-PDSH
« Bozhinovski për Zhurnal » Kryeprokurori i ri të ketë vlera të larta morale, integritet dhe profesionalizëm
« Zhurnal mëson » BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër
FMN: Ekonomia e Maqedonisë sivjet me rritje prej 3,2%, vitin e ardhshëm 3,4
fmn.jpg

Shkup, 19 prill- Fondi Monetar Ndërkombëtar në parashikimin më të ri ekonomik parashikon se ekonomia e Maqedonisë sivjet do të ketë rritje prej 3,2 për ind, ndërsa vitin e ardhshëm prej 3,4 përqind.

Në dokumentin e publikuar në seancën tradicionale pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington, thuhet se rritja e BPV-së së Maqedonisë deri në vitin 2022 do të lëvizë deri në 3,8 përqind.

Rritje më të lartë ekonomike në rajon do të shënojë Shqipëria me 3,7 përqind, ndërsa më të ulët Bullgaria dhe Kroacia me 2,9. Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina vitin do ta përfundojnë me rritje të BPV-së nga 3 përqind, Kosova 3,5 dhe Mali i Zi me 3,3.

FMN-ja edhe në vitin 2018 parashikon rritje më të lartë ekonomike nga 4,1 përqind të realizojë Shqipëria, ndërsa pas asaj janë Kosova me 3,6, BeH-ja dhe Serbia me 3,5, Maqedonia dhe Mali i Zi me 3,4, ndërsa rritje më të ulët do të kenë Bullgaria me 2,7 dhe Kroacia me 2,6.

Banka Botërore në fillim të prillit të këtij viti doli me parashikim se ekonomia e Maqedonisë në vitin 2017 do të shënojë rritje nga 2,8 përqind, ndërsa në vitin 2018 nga 3,3 përqind.

Sipas vlerësimeve të FMN-së, ekonomia botërore sivjet do të rritet për 3,5, ndërsa në vitin 2018 për 3,6 përqind.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.04.2017, 11:50  | L.E. | 768 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Konfirmohet lajmi i Zhurnalit » Aziri zyrtarisht kalon në LR-PDSH
Dridhet Shkupi
Jeremiq: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, dilentantizëm dhe mashtrim diplomatik
Daçiq: Serbia mund të ndryshojë qëndrimin për emrin e Maqedonisë
« Dokument » Publikohen dokumenta ku qeveria e Gruevskit planifikonte ndërtimin e banesave për emigrantët
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.