Nesër fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme
« Analistët » Fitorja e Edi Ramës "shpresë" edhe për shqiptarët e Maqedonisë
Shekerinska: Do të përpiqemi për debat, dhe të pranojnë se nuk jemi gjithmonë në të d..
Vrasjet dhe pasiguria, po e godasin biznesin në Komunën e Sarajit, Bekim Murati nuk n..
Shpend Ahmeti: Devollët nuk janë kriminelë
dyshja_1492597167-8590941.jpg

Prishtinë, 19 prill - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, si duket ka opinion krejtësisht tjetër për Devollët, për dallim nga Albin Kurti, i cili quan pronto-biznesmenë. Ahmeti pasi ishte kapur në jahtin e Devollëve kishte thënë se nuk janë kriminelë dhe se do të shoqërohet përsëri me ta.

Deputeti i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, ka akuzuar rëndë Devollët duke aluduar se ata bashkë me politikanët po e shkatërrojnë vendin.

“Ata janë pasuruar shpejt dhe shumë përtej imagjinatës së tyre dhe përtej njohurive tona, thua se kanë bërë ndonjë inovacion në fushën e teknologjisë informative porsi Gates e Jobs.

Për pak vite këta u bënë pronarë të kompanive më të fuqishme në vend si fabrika e miellit M&Sillosi, Qumështorja VITA, Princ Caffe, Fabrika e sfunxherit “Comodita dopio”, fabrika e lëngjeve “Tango”, “Z-mobile”, Qendra e homologimit, Terminali doganor në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë, Birra e Pejës, thuhet se edhe televizioni Klan Kosova është i tyre etj. etj” ka thënë Kurti.

Por, një vlerësim krejt tjetër për shokët e tij e ka kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Diskutimi është bërë sikur këta të ishin super-kriminelë, mafioz dhe problemi na qenka se jam takuar me super-kriminelë. Unë nuk jam as prokuror e as hetues. Politikisht kam thënë se do t’i hetoja të gjitha marrëveshjet e privatizimeve që janë bërë në Kosovë dhe që nuk kanë të bëjnë me prodhim. Do të duhej të hetoheshin deri në fund, ndoshta duke filluar nga Devollët”, kishte thënë ai.

“Prapë do t’i takoja Devollët, nuk janë kriminelë”, kishte thënë Ahmeti.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.04.2017, 12:40  | Xh.I. | 522 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Vrasjet dhe pasiguria, po e godasin biznesin në Komunën e Sarajit, Bekim Murati nuk ndërmori asnjë aksion sensibilizuesë kundër përdorimit të armëve!
Letër publike nga Drejtori Agjencisë Zhurnal, drejtuar partive politike shqiptare, posaqërisht liderit të BDI-së, z.Ali Ahmetit
Plloshtani: Miratimi i ligjit për shqipen, Zaevin e bën më të besueshëm te shqiptarët dhe ndërkombëtarët
Me shkas: Bajrami i gjakosur
Getoari poston foto i zhveshur, ja komenti i Marinës (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.