Dalin pamje të reja, nga përgjakja e deri te shpëtimi i Zaevit (VIDEO)
Arrestohen 8 veta, Nuhiu largon Çavkovin nga kreu i shtabit operativ të MPB-së
Faktori Ndërkombëtar me porosi për Gruevskin: "Zhduku nga politika"
Gjatë intonimit të himnit shqiptar nga Ibrahimi në Kuvend, "Muki" dhe deputetët tjerë..
Lëndohen dy fëmijë në fatkeqësi komunikacioni në rajonin e Tetovës
police_8.jpg

Tetovë, 19 prill- Dy fëmijë janë lënduar në fatkeqësi komuniakcioni që dje ndodhën në dy vende të ndryshme në rajonin e Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Rasti i parë ndodhi rreth orës 19:30 minuta në rrugën lokale në fshatin e tetovës, Rogle. Auromjeti "Opel Zafira" me targa gjermane i drejtuar nga E.Z. (43) nga Treboshbi ka goditur këmbësorin 11-vjeçar nga Rogle. Këmbësori i lënduar me të njejtin automojet është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, dhe pas ndihmës së ofruar mjekësore është lëshuar për mjekim shtëpiak. Policia kreu ekspertizë në vendin e fatkeqësisë dhe sipas informatave të para shkaqet për të ishte shpejtësia e paadaptuar, përkatësisht vozitja e shpejtë.

Fatkeqësia e dytë ndodhi tre orë më vonë në bulevardin "ilindeni" në Tetovë. Rreth orës 22:30 një fëmijë tre-vjeçar, këmbësor është goditur nga automjeti i llojit "BMW" me targa të Tetovës, i drejtuar nga tetovari F.I. (22). Edhe në këtë rast, fëmija me të njejtin automjet është dërguar në spitalin e Tetovës prej nga, pas ndihmës së ofruar të mjekëve është lëshuar në shtëpi. Sipas informatave të para nga ekspertiza policore, shkak për këtë fatkeqësi ishte kalimi i pakujdesshëm në rrugë nga ane e fëmijës.

Josifovski theksoi se periudhën e fundit janë shpeshtuar fatkeqësitë e komunikacionit me kënbësorë edhe krahas aktiviteteve të shumta preventive-kontrolluese të cilat edhe këtë vit vazhdimisht i ndërmerr Sektori për punë të brendshme Tetovë.

Ai paralajmëroi se SPB Tetovë edhe në periudhën në vijim do të vazhdojë me aktivitetet e planifikuara, në plan të parë të të cilave do të jenë këmbësorët dhe me organizim të leksioneve të ashtuquajtura të trafikut, në të cilat do të thirren kundërvajtësit e rendit në këtë kategori të pjesëmarrësve

 19.04.2017, 12:42  | L.E. | 1,011 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Video » Situata del jashtë kontrollit, qindra-mijëra protestus tek Kuvendi, ka të shtëna me armë zjarri
Ali Ahmeti viziton në spital Ziadin Selën
Dalin pamje të reja, nga përgjakja e deri te shpëtimi i Zaevit (VIDEO)
Zbulohen imazhet e policit shqiptarë të plagosur mbrëmë në Parlament
Skandaloze: Gruevski arsyeton sulmin ndaj Ziadin Selës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.