« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Shqipëria hynë në rrjetin e distribucionit të filmit evropian me filmin“Gangsteri i vogël”
shq_2.jpg

Ndërkaq filmi që trajton fenomenin e bulizmit është një mënyrë për të sensibilizuar publikun, por edhe për ngritjen e audiencave të reja të cilat nuk kanë akses në kinemanë e mirë, përpos propozimeve komerciale që vijnë nga Hollivudi ose nga televizionet.

Një film holandez për fëmijë e fut Shqipërinë në hartën e distribucionit të filmit evropian. “Gangsteri i vogël” një film i cili rendit disa çmime ndërkombëtare dhe i kushtohet fenomenit të bulizmit do të shfaqet në kinematë shqiptare njëkohshëm me rrjetin e kinemave në Kroaci dhe Maqedoni.

Drejtori i Tirana Film Institute, Agron Domi shprehet se është ndër të paktat raste fatlume që Shqipëria përfiton nga program i “Media Creative Europe”.

“I njëjti film qarkullon në tre shtet në këtë rast, në Shqipëri, Maqedoni dhe Kroaci dhe quhet “Date to Date”. Kam pasur mbështetjen e programit “Media Creative Europe”, thotë Domi për RTSH.

Ndërkaq filmi që trajton fenomenin e bulizmit është një mënyrë për të sensibilizuar publikun, por edhe për ngritjen e audiencave të reja të cilat nuk kanë akses në kinemanë e mirë, përpos propozimeve komerciale që vijnë nga Hollivudi ose nga televizionet.

“Filmi ka një temë të rëndësishme sociale siç është bulizmi, ndaj dhe përbën një sfidë ndaj filmave të Hollivudit, të cilët kanë dominuar skenën dhe sallat e kinemave komerciale në Shqipëri, por jo vetëm” tha Agron Domi.

Zgjedhja e një filmi për fëmijë nuk është e rastësishme. Ajo është pjesë e një strategjie afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë për të edukuar dhe ndërtuar audienca të konsoliduara në të ardhmen, duke kontribuar sadopak në zbutjen e kësaj krize frekuentimi me të cilën përballet Shqipëria dhe Ballkani.

Suksesi i këtij projekti jep mundësinë që në të ardhmen të shfaqen edhe filma shqiptarë në këtë mënyrë simultane të distribucionit. Filmi “Gangsteri i vogël”, do të shfaqet nga data 20 deri më 27 Prill në rrjetin e kinemave shqiptare në Tiranë dhe në Korçë./KultPlus.com

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.04.2017, 14:25  | L.E. | 723 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
E enjtja e ardhshme ditë jopune
Amdi Bajram konteston bojkotin e VMRO-së, i vardiset shumicës ?
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.