Zaev i ofroi koalicion PDSH-së
Pse Ibrahimi nuk e uroi Visar Ganiun si fitues në rrethin e parë !?
PDSH rrugës për të hyrë në Qeveri?
Analistët të ndarë nëse VMRO mund të bojkotoj zgjedhjet eventuale të parakohëshme par..
Putin e uron Erdoganin për fitore në referendum
putin-erdogan-480x320.jpg

Moskë, 19 prill - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fitore në referendum, me të cilin do të zgjerohen kompetencat e tij, ka njoftuar Kremlini dhe kanë raportuar mbrëmë mediat shtetërore turke.

Presidenca e Rusisë tha se Putin i ka telefonuar Erdoganit dhe e ka uruar për “udhëheqjen e suksesshme” të referendumit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, po ashtu, e ka uruar Erdoganin për fitoren e tij në referendum, rezultati i të cilit është kundërshtuar nga opozita në Turqi dhe është pritur në mënyrë të ftohtë në Evropë.

Mediat turke raportuan se Putin dhe Erdogan kanë theksuar rëndësinë e normalizimit të lidhjeve dhe mbajtjen e armëpshimit në Siri, që ishte ndërmjetësuar së bashku nga Ankaraja dhe Moska, në fillim të këtij viti.

Të dy palët kanë bërë thirrje për hetime të pavarura lidhur me sulmin e dyshuar kimik në Siri, më herët këtë muaj, nga i cili janë vrarë 89 vetë, ka njoftuar Kremlini.

Ankaraja ka thënë se gazi vdekjeprurës sarin ishte përdorë nga regjimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, por ky qëndrim është kundërshtuar nga Rusia.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.04.2017, 14:51  | Xh.I. | 532 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Motra e Labit i turpëroi të gjitha këngëtaret në dasmën e tij (Foto)
Motrat Mustafa dalin në piknik, por vëmendjen e merr veshja e tyre! (Foto)
PDSH rrugës për të hyrë në Qeveri?
Zaev i ofroi koalicion PDSH-së
« Lajmi i fundit » Rrahje masive në Bit Pazar, tifozët e Vardarit shkatërrojnë gjithçka para tyre
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.