Banorët e lagjeve Dizhon dhe Xhon Kenedi, "Një Vsiar ka lind nana, të priftë e mbara"
Aleanca për Shqiptarët sot në Bogovinë themeloi degën e Asambles së Femrës
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje,..
« Flet shefja e OSCE/ODIHR » Glover: Korniza zgjedhore ekziston, monitorojmë që ajo të realizohet
Konfiskohet mish i pasigurt pule nga Brazili
pulat.jpg

Shkup, 19 prill- Agjencia për Ushqim dhe Veterinari sot njoftoi se në fillim të muajit në vendkalimin kufitar Qafëthanë ka konfiskuar 1.300 kilogramë mish i pasigurt pule me prejardhje nga Brazili.

Mishi i konfiskuar, siç thuhet në kumtesë, është shkatërruar në deponinë në Strugë.

"Bëhet fjalë për import legal i mishit të ngrirë të pulës, për të cilin, në bazë të kontrollit të realizuar nga ana e veterinarit zyrtar, është konstatuar se vjen nga një objekt - thertore, e cila në momentin  kontrollit nuk ndodhej në listën e objekteve të cilët janë aprovuar për eksport nga ana e Bashkimit Evropian, gjegjësisht e cila lejen për eksport e ka humbur më 23.03.2017", njofton AUV.

Nga atje theksojnë se importi i mishit në vend bëhet vetëm nga vende të aprovuara për import dhe nga objekte të aprovuara dhe se çdo dërgesë doemos ridërgohet me certifikatë shëndetësore veterinare me të cilën garantohet siguria e dërgesës. Çdo dërgesë e importuar me mish dhe produkte nga mishi në mënyrë të obligueshme kontrollohet edhe nga ana e shërbimeve inspektuese të AUV-së. Kontrollet kryhen edhe gjatë shkarkimit të dërgesave të importuara.

"Në kuadër të disa monitorim programeve dhe gjatë dyshimit, nga dërgesat të cilat importohen merren edhe mostra për analizë laboratorike. Për të njëjtat nuk lejohet import në vend, gjegjësisht dërgesat lihen nën mbikëqyrje, derisa nuk merren rezultatet nga analizat e bëra laboratorike me të cilat konfirmohet se dërgesa është e sigurt", shpjegon AUV.

Agjencia njoftoi se pas ndodhive të paradokohshme në industrinë e mishit në Brazil, është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadorin e Maqedonisë Ivica Bocevski me të cilin në bazë ditore këmbehen informata për ndodhitë në sektorin e mishit brazilian.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.04.2017, 14:58  | L.E. | 3,396 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje, argat i BDI-së
Gruevski intervistë në televizionin e Kosovës: Shqiptarët gabuan anën (Video)
Igor Jug i kërcënohet ish kryeministrit Gruevski
Muhamedi i VMRO-së: Ja për çka kanë nevojë shqiptarët
BDI sot në Shkup mbajti Konventën promovuese për zgjedhjet lokale 2017, promovoi kandidatët për kryetar komune
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.