« Ef. Rexhepi për Zhurnal: » Interesim i madh për në Haxh`xh, deri tani 740 persona të regjistruar
Koalicioni "Për një Maqedoni më të mirë" nuk mbijeton dot pa pushtet
« Asani për Zhurnal: » Sheshi "Skënderbeu" institucionalizon kulturën shqiptare
Talat Xhaferi raportoi punën e bërë brenda këtyre 100 ditëve
Hapet Panairi i katërt për punësim dhe praktikë "Kontakt 2017"
panair_2.jpg

Shkup, 19 prill- Për kompanitë vendore TIK është sfidë që të gjejnë kuadër të ri për shkak të kërkesës së madhe në treg, por janë të kënaqur nga oferta e fakulteteve TIK.

Përfaqësuesit e tyre prej sot deri më 22 prill kanë mundësi për takime me studentët e FSHIIK dhe FETI në edicionin e katërt të Panairit për punësim dhe praktikë "Kontakt 2017", që mbahet në organizim të parlamenteve studentore të fakulteteve të këtyre sferave.

Marrin pjesë në panair që të mund të gjejnë kuadro të cilat do t'i punësonin dhe të ofrojnë praktikë për studentët të cilët dëshirojnë të fitojnë më shumë njohuri teknike prej programeve studimore të fakulteteve.

"Për herë të parë jemi në panair dhe jemi të befasuar. Kuadri i cili del prej fakulteteve me të vërtetë është i përgatitur mirë, por duhet ta pranoj se sot është me të vërtetë sfidë që të gjeni kuadër pasi që kërkesat janë gjithnjë e më të mëdha, ka shumë projekte dhe vështirë të gjendet kuadër i mirë", deklaroi Vlladimir Josifovski, menaxher në kompaninë IT gma.

Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska Tomovska në hapjen e panairit para studentëve theksoi se e kanë përzgjedhur njërin prej profesioneve më me perspektivë dhe se tani është koha që të fillojnë të mendojnë për karriera profesionale.

"Veçanërisht e vlerësoj faktin që në kohë e keni përcaktuar nevojën për zhvillimin e a.q. "aftësi të buta". Pikërisht këto aftësi, të quajtura "third space thinking", do të jenë vendimtare edhe për karrierën tuaj dhe se krahas njohurive tuaja profesionale do t'ju mundësojnë hyrje më të lehtë në botën e biznesit", tha Arsovska Tomovska, duke theksuar se krahas programorëve në tregun e TI gjithnjë e më të kërkuar janë edhe ekspertët për sigurinë kibernetike, inxhinierë për analizën e të dhënave edhe për teknologji të re.

Sipas të dhënave të Regjistrit Qendror, në Maqedoni janë regjistruar 1.680 kompani me 11.989 të punësuar në veprimtaritë e tregtisë me kompjuterë, pajisje, softuer, veprimtari telekomunikuese, programim kompjuterik, shërbime konsulente kompjuterike, përpunimin e të dhënave dhe shërbime të tjera me TIK.

Neto paga për veprimtarinë e programimit kompjuterik në janar të këtij viti ka qenë 54.000 denarë.

Tre edicionet e kaluara të panairit "Kontakt" kanë rezultuar me 100 punësime dhe 500 praktika për studentët e fakulteteve nga gjithsej 50 kompani. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.04.2017, 15:10  | L.E. | 786 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Sela për Zhurnal: Në zgjedhjet lokale do ta trefishojmë rezultatin, Avdiu konfirmohet si kryetar dege në Çair
Merita Spahiu i publikon një foto nusës dhe mbesës së saj, të veshura njësoj (Foto)
« Zhurnal mëson » Veland Ramadani emërohet anëtarë i Këshillit Mbikqyrës tek Banka e Maqedonisë
Bebja kosovare gëzon emrin më të çuditshëm, nuk do t’a besoni arsyen!
E çuditshme, shihni çka ka ndodhur sot në Kroaci (VIDEO)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.