Edhe këtë vit pa liqenin Treska, premtimet e Bekim Muratit mbeten vetëm fjalë
Allagjozovski: Do të ketë revizion të projektit "Shkupi 2014"
Kushtetuesja do të vendos a është shfuqizimi i testimit ekstern kushtetues
Maqedonia, me politikë të re ndaj shteteve fqinje
Edhe tre të dyshuar për vjedhjen në NLB Tutunska Banka
LB_1.jpg

Shkup, 19 prill- Pas masave të ndërmarra shtesë dhe veprimeve si dhe dëshmive të siguruara në rastin e fshehjes në NLB Tutunska Banka, Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik deri tek PTHP dorëzoi njoftim me shkrim për personat G.S. (43) vëlla i të denoncuarit të parë B.S., për E.P. (24) e punësuar si komercialiste bankare në NLB Tutunska Banka dhe për B.M. (38) mik i të denoncuarit të parë, të gjithë nga Shkupi.

Për ta, informoi MPB, ekzistojnë baza për dyshime se kanë kryer vepër penale "fshehje", "ndihmesë", me ç'rast të denoncuarit të parë drejtpërdrejt i kanë ndihmuar në kryerjen e veprës penale me të cilën në mënyrë joligjore ka marrë dobi pronësore prej 2,4 milionë franga zvicerane dhe 645.000 euro.

"Më 4 prill të këtij viti B.S. rreth orës 17 në sportelin në të cilin ka punuar e denoncuara E.P. është informuar për kursin e euros dhe frangat zvicerane, me shpjegimin se ndonjë mik i tij dëshiron të bëjë këmbimin e eurove në franga zvicerane, por gjoja nuk e di se kur do ta bënte këmbimin. Pas gjysmë ore, i denoncuari i parë B.S. së bashku me vëllain e tij G.S. janë nisur drejt sportelit me ç'rast nga G.S. të denoncuarës E.P. i janë dorëzuar 95.000 euro së bashku me letërnjoftimin e tij, që përmes llogarisë së tij transaksionare të bëjë këmbimin në franga zvicerane. Pasi e ka bërë e punësuara porosinë e nevojshme me fletëpagesë elektronike deri tek arka, B.S. i ka thënë se paratë do t'i marrë personalisht nga arka pa i lëshuar përmes tubë ajrore siç ka qenë procedura. Nga G.S. janë nënshkruar të gjitha dokumentet e nevojshme për mjetet, ndërsa E.P. 95.000 euro i ka mbajtur në arkë, me ç'rast pas përfundimit të turnit për shkak të procedurave të siguruara bankare, se ka bërë këmbim, nuk ka pasur mungesë në arkë dhe as nuk ka pasur tepricë të parave", kumtoi MPB.

Nga ekspertiza e bërë në pamjet e monitorimit me video në bankë, është konstatuar se derisa G.S. është në sportelin e bankës dhe derisa bëhej këmbimi, ndërsa derisa në turn në thesar është edhe vëllai i tij B.S. nga arka as nuk merren 100.000 franga zvicerane dhe as E.P. nuk i bën pagesë G.S. Gjegjësisht në këtë mënyrë është mundësuar mbyllja e mungesës së krijuara paraprakisht prej 100.000 frangave zvicerane në arkë e cila është bërë nga i denoncuari i parë (shuma e parë e fshehur nga dërgesa me avion prej gjithsej 1.000.000 franga zvicerane).

Më 7 prill të këtij viti në orët e pasdites derisa E.P. ka qenë në turn përsëri duke vepruar sipas udhëzimeve të B.S. përmes sistemit të dërgesës nga arka kur ai ka qenë në turn, ka pranuar mjete në bankënota prej 500 dhe 100 euro, gjithsej 375.000 euro, për të cilat ajo pa përgatitur çfarëdo dokumenti bankar për nevojën e mjeteve të tilla në para në arkë dhe pa u përgatitur dokumenti për pagesën e parave nga thesari, në dorë ia ka dorëzuar B.S. me ç'rast ai këto mjete i ka përvetësuar dhe është larguar nga ekspozitura e bankës.

Më 100 prill të këtij viti, B.S. pasi në mënyrë joligjore ka përvetësuar edhe 2.000.000 franga zvicerane dhe 270.000 euro prej thesarit devizor dhe këto para i ka lënë në letrën dekorative rreth orës 13 pa u vërejtur nga askush e ka braktisur bankën.

"Pas e ka braktisur bankën, qesen me para ia ka dorëzuar vëllait të tij G.S., i cili ia ka dorëzuar të denoncuarit të tretë B.M. Një ditë më vonë pas orës 14 në VK "Tabanoc" me automjet motorik "Folksvagen Golf" e ka braktisur territorin e Republikës së Maqedonisë. Gjatë ditës së djeshme B.M. u privua nga liria dhe është nxjerrë para gjykatësit me procedurë paraprake", precizoi MPB.

Nga ana e SPB Shkup - Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik në koordinim me Prokurorinë Publike Themelore në Shkup edhe më tej janë duke u ndërmarrë masa për ndriçimin e plotë të ngjarjes penale-juridike, për të përcaktuar se në cilën mënyrë B.S. i ka nxjerrë edhe 300.000 franga zvicerane nga banka. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.04.2017, 15:54  | L.E. | 1,486 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Djali i vogël paralizohet në gjumë, tronditen mjekët kur zbulojnë shkakun! (Foto)
Zvicër, shtetasi i Maqedonisë vret ish gruan e tij
Përleshje fizike në vendkalimin kufitar, Bogorodicë
Kështu dukej Andrra Destani në përditshmërinë vajzërore (Foto)
Leonora Jakupi asnjëherë nuk është zhveshur më shumë se kaq (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.