« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
U përgjigjet kritikëve - Erdogan: Diktatorët nuk zgjidhen në mënyrë demokratike
erdogan-2-640x356.jpg

Ankara, 19 prill - Duke ju përgjigjur kritikëve, Presidenti Erdogan është shprehur se diktatorët nuk zgjidhen në mënyrë demokratike dhe se akuzat e lëshuara ndaj tij, fyejnë jo vetëm kreun e shtetit turk, por edhe miliona votues. Erdogan më tej e cilësoi referendumin popullor një hap historik për Turqinë demokratike, ndërsa shtoi se sistemi presidencial nuk është krijuar për të. Në mbyllje, lideri i Ankarasë tha se është optimist se me Donald Trump do të ketë një marëdhënie më të mirë se me Barak Obamën.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, u ka kthyer përgjigje të gjithë kritikëve që e akuzojnë si diktator apo si një lider autoritar, duke u shprehur se këto akuza në rradhë të parë janë një fyerje për të, por edhe për miliona votues.

Kreu i shtetit turk tha se diktatorët nuk zgjidhen në mënyrë demokratike dhe duke patur lirinë e votës.

Erdogan shtoi se sistemi presidencial, nuk u krijua për të, duke thënë se s’mund të krijohet një sistem për një person të vdekshëm, ndërsa shtoi se vendi i tij ka hedhur një hap historik.

“Unë jam i vdekshëm, mund të vdes në çdo moment. Në këto kushte, a është e mundshme që të krijosh një sistem për një qënie të vdekshme që mund të vdesë në çdo moment? Ky sistem përfaqëson një ndryshim, një transformim në historinë demokratike të Turqisë. Për 14 apo 15 vite, krikët e kanë përdorur fjalën diktator ndaj meje.

Që të ekzistojë një diktaturë, jo domosdoshmërisht është e nevojshme që të kesh një sistem presidencial. Më lejoni t’u thek diçka. Nëse ata thonë se kutitë e votimi prodhojnë diktatorë, kjo do të ishte e padrejtë jo vetëm për personin e zgjedhor, por në të njëjtën kohë do të ishte fyese edhe për ata që kanë votuar.”

Më tej, Erdogan është prononcuar edhe për marrëdhënien e tij me Presidentin Donald Trump, duke u shprehur optimist se do të ndërtonte një marëdhënie më të mirë se ajo me paraardhësin e tij, Barak Obama.

Ndërkohë, zyrtarët kanë bërë të ditur se Erdogan dhe Trump do të zhvillojnë edhe takimin e tyre të parë.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, bëri të ditur më herët se takimi do të mbahet në Bruksel, përpara Samitit të ardhshëm të NATO-s, që është parashikuar në fund të muajit maj.

 /Oranews.tv/

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.04.2017, 15:58  | Xh.I. | 1,070 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
E enjtja e ardhshme ditë jopune
Amdi Bajram konteston bojkotin e VMRO-së, i vardiset shumicës ?
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.