« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
Bahtiri dënon incidentet e fundit, kërkon vazhdimin e punëve përreth urës
agimi-780x439.jpg

Mitrovicë, 19 prill - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri e dënoi ashpër incidentin që ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme, si dhe disa incidente ndëretnike të ditëve të fundit, që kanë ndodhur në të dyja pjesët e qytetit e Mitrovicës, ku viktima kanë qenë,  si serbët, ashtu edhe shqiptarët.

Sipas tij, këto incidente që po ndodhin në kohën kur në qytetin e Mitrovicës situata e përgjithshme është e qetë, kur përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike është duke shkuar mirë, kur lëvizja dhe qarkullimi i njerëzve dhe automjeteve po zhvillohet pa probleme në të dyja anët e lumit Ibër, kur punimet për rivitalizimin e urës po vazhdojnë pa pengesa.

“Incidentet ndëretnike të ditëve të fundit, pavarësisht cilat janë motivet e tyre, janë të pa papranueshme, andaj edhe i dënoj ashpër dhe kërkoj reagimin sa më të shpejtë të organeve të hetuesisë, me qëllim që të zbulohen shakatarët dhe të vendosen para organeve të drejtësisë, për të marrë dënimin e merituar, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ndërpriten ato”, tha Bahtiri.

Në vazhdim kryetari Bahtiri apelon tek qytetarët e të gjitha përkatësive etnike që të vazhdojnë rrugën e komunikimit, bashkëpunimit dhe luftimit të të gjitha përpjekjeve që kanë për qëllim dëmtimin e interesave të përbashkëta.

“Po ashtu, janë të papranueshme dhe tendencioze përpjekjet e personave apo grupeve të ndryshme për politizimin e incidenteve, përderisa organet e hetuesisë, rendit e sigurisë, nuk i ndriçojnë motivet e tyre. Në vend që mundohen t’i politizojnë këto incidente, është më mirë, më njerëzore dhe më efikase e frytdhënëse që këta persona apo grupe, të angazhohen për të dhënë kontributin e tyre për ruajtjen e të arriturave të lartpërmendura dhe për një të ardhme më të mirë të të gjitha komuniteteve”, thekson  Bahtiri.

Dhe krejt në fund, kryetari Bahtiri vlerëson se është e pa nevojshme, e papranueshme dhe madje e dëmshme ftesa për ndërprerjen e punimeve për rivitalizimin e urës kryesore mbi Ibër.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.04.2017, 16:00  | Z.H. | 699 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
Paralajmërohet shi, erë dhe borë e fuqishme ditëve në vazhdim
Kryetari i Kumanovës Dimitrievski me dy shefa kabineti, njëri shqiptarë
Video nga aksioni i mbrëmshëm i MPB dhe DAP në Tetovë, Gostivar dhe Prilep
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.