Zaev i ofroi koalicion PDSH-së
Pse Ibrahimi nuk e uroi Visar Ganiun si fitues në rrethin e parë !?
PDSH rrugës për të hyrë në Qeveri?
Analistët të ndarë nëse VMRO mund të bojkotoj zgjedhjet eventuale të parakohëshme par..
Gjykata e Apelit kthen në paraburgim Naser Kelmendin
E8D54075-03C1-440D-B1D8-E189DD0660C1_w1023_r1_s.jpg

Prishtinë, 19 prill - Gjykata e Apelit ka vënë masën e paraburgimit prej dy muajsh për Naser Kelmendin, duke anuluar një vendim të një Gjykate Themelore në Prishtinë, që i dha Kelmendit, në prill të këtij viti, masën e arrestit shtëpiak.

Naser Kelmendi u akuzua për tregti me drogë, krim të organizuar dhe vrasjen e një personi - Ramiz Delaliq - shtetas i Bosnjë Hercegovinës.

Një kolegj penal i Gjykatës së Apelit “i përbërë nga dy gjykatës ndërkombëtarë të EULEX-it dhe një vendor aprovoi ankesën e prokurorisë kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë… duke e anuluar atë ndërsa ndaj të pandehurit është urdhëruar masa e paraburgimit prej dy muajsh, deri më 03.06.2017”, thuhet në një deklaratë të zëdhënësit të Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Në deklaratë thuhet se ‘Gjykata e Apelit ka gjetur se ekzistojnë shkaqe ligjore të parapara në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës për caktimin e kësaj mase”.

Kelmendi i lindur në Pejë, aktualisht shtetas i Bosnjë Hercegovinës, është arrestuar më 6 maj, 2013, nga Policia e Kosovës, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet boshnjake dhe që nga ajo kohë është në paraburgim në Kosovë.

Më 1 qershor, 2012, nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën Aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm si një trafikant i lëndëve narkotike.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.04.2017, 16:01  | Z.H. | 1,069 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Motra e Labit i turpëroi të gjitha këngëtaret në dasmën e tij (Foto)
Motrat Mustafa dalin në piknik, por vëmendjen e merr veshja e tyre! (Foto)
PDSH rrugës për të hyrë në Qeveri?
Zaev i ofroi koalicion PDSH-së
« Lajmi i fundit » Rrahje masive në Bit Pazar, tifozët e Vardarit shkatërrojnë gjithçka para tyre
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.