« Zhurnal mëson » Bashkim Bakiu kandidat i mundshëm për komunen e Sarajit nga Lëvizja Besa
« Kastriot Rexhepi për Zhurnal » Lajmi i liferuar në disa media me tendencë vetëm për të dëmtuar imazhin tim personal
« Zhurnal mëson » BDI në Çair anketon tre kandidat, ja cilët janë ato
« Sheshi "Skendërbeu" » Mexhiti fton gjithë shqiptarët të përjetojnë kulturën dhe artin e gjitha trevave shqi..
Gjakova sërish komuna më transparente
Screenshot_3-13.jpg

Gjakovë, 19 prill - Komuna e Gjakovës vazhdon të jetë komuna më transparente në Kosovë, bazuar në “Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale”, dalë nga një hulumtim i realizuar dhe implementuar nga Organizata Joqeveritare “Ec ma Ndryshe” dhe financuar nga ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Prezantimi i këtij indeksi është bërë të mërkurën në Prizren, në një takim ku të pranishëm ishin zyrtarë komunalë, përfaqësues të Asambleve komunale si dhe përfaqësues tjerë të shoqërisë civile dhe të mediave.

Fisnik Minci, njëri prej autorëve të këtij publikimi, ka thënë se komuna e Gjakovës ka dalë të jetë dukshëm më e avancuar në shumicën e 13 indikatorëve matës, të cilët janë përdorur grumbullimin e të dhënave dhe nxjerrjen e vlerësimeve për nivelin e transparencës.

Sipas tij, Gjakova ka dalë të jetë komuna më transparente në Kosovë dhe bashkë edhe me komunën e Prishtinës të jenë dukshëm më lart se komunat tjera. Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, tha se është e kënaqur me vazhdimësinë e sukseseve në nivel transparence dhe llogaridhënie që komuna që ajo drejton është duke e dëshmuar tash e tri vjet, jo vetëm në vlerësimet e organizatës “Ec ma Ndryshe”, por edhe të organizatave e institucioneve tjera qeveritare.

Ajo ka rikujtuar se për shkak të mungesës së shumë projekteve, llogaridhënia dhe transparenca nuk është marrë seriozisht nga qytetarët e komunës së Gjakovës, të cilët prioritet e kanë pasur realizimin e projekteve infrastrukturore, por me kalimin e kohës qytetarët e kanë kuptuar rëndësinë që ka transparenca dhe llogaridhënia dhe e kanë kuptuar se është pikërisht kjo arsyeja se pse Gjakova ka përfituar projekte të mëdha në vlera milionëshe.

Ndryshe, kryetarja Kusari – Lila ka shtuar se synim i vazhdueshëm i komunës së Gjakovës vazhdon të mbetet përmirësimi edhe i mëtejmë i nivelit të transparencës dhe llogaridhënies, dhe raportet e tilla nga shoqëria civile janë një motivim shtesë për komunën e Gjakovës.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.04.2017, 16:02  | Z.H. | 670 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Kastriot Rexhepi për Zhurnal » Lajmi i liferuar në disa media me tendencë vetëm për të dëmtuar imazhin tim personal
Abdylmenaf Bexheti i përgjigjet islamofobit Kastriot Myftaraj
Kolona të gjata në kufinin Bellanoc-Stançiq
Zejd Rexhepi godet partitë shqiptare
Myftaraj, mbeturinë ruso-kineze
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.