« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Konkluzat e Kuvendit qëndror të RDK-së
« Analistët » Fitorja e LSDM-së reflektoi "rahatllëkun" e popullit pas rënies së regjimit Gruevski
Pas PS-LSI edhe PD letër KQZ-së: Mos pranoni kërkesat për shtyrjen e afatit, përndryshe…
screenshot-12_1492609215-3743861.jpg

Tiranë, 19 prill - Partia Demokratike ka reaguar pas kërkesës së Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për shtyrjen e afateve të regjistrimit të koalicioneve zgjedhore drejtuar KQZ-së.

Në një letër dërguar KQZ-së, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka referuar neneve 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor thotë se mosrespektimi i afateve prekluzive do të thotë humbje e mundësisë së ushtrimit të vetë të drejtës për të votuar.  Sipas PD-së, nëse shtyhen afatet e regjistrimit, KQZ do të përkufizohej si një institucion politik që i shërben qeverisë.

Letra e plote

Tiranë më 19.04.2017

Lënda: Mbi kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim

Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Të nderuar anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,

Koalicioni i bashkuar opozitar, është vënë ditën e sotme në dijeni të një kërkese të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, drejtuar institucionit tuaj, me anë të së cilës kërkohet mbajtja e një qëndrimi lidhur me mundësinë e shtyrjes së afatit të regjistrimit të partive politike në zgjedhje, si dhe të shtyrjes së regjistrimit të koalicioneve zgjedhorë.

Në lidhje me sa më sipër, vlerësojmë të domosdoshme të sjellim në vëmendje tuaj, se afatet e përmbajtura në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor janë afate prekluzive, çka do të thotë se të drejtat ose detyrimet të cilat duhen ushtruar dhe/ose përmbushur brenda këtyre afateve, nuk mund të ushtrohen tej përmbushjes së afatit të sipërcituar. Pra, me fjalë të tjera, mosrespektimi i afateve prekluzive ndikon drejtpërsëdrejti në thelbin e të drejtave dhe detyrimeve që ato garantojnë, dhe shkelja e këtyre afateve nuk mundet të ketë pasojë tjetër përveçse asaj të parashikuar nga ligji, pra humbjes së mundësisë së ushtrimit të vetë të drejtës. Edhe praktika e konsoliduar shumëvjeçare e vendimmarrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e konfirmon këtë qasje ligjore.

Nga ana tjetër, afatet e përmbajtura në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor janë qartësisht të lidhura me datën e zgjedhjeve, dhe rrjedhimisht shtyrja eventuale e tyre është pazgjidhshmërisht e lidhur me shtyrjen e vetë datës së zgjedhjeve, kompetencë kjo e fundit jo e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por vetëm e ligjit zgjedhor, i cili mund të ndryshohet nga partitë politike përmes një konsensusi gjithëpërfshirës në Kuvend.

Ne vlerësojmë se çfarëdolloj qëndrimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi kërkesën për shtyrje të afateve të përmbajtura në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor, dhe aq më tepër disponimi me vendimmarrje mbi këtë kërkesë, do të paragjykonte çdo lloj zgjidhje politike të krizës së thellë politiko-institucionale në vend, por veçanërisht do të përvijonte KQZ si një institucion thellësisht politik i cili i shërben si mashë elektorale kastës qeverisëse në vend.

Përsa më sipër, ritheksojmë edhe njëherë qëndrimin e koalicionit opozitar mbi nevojën e respektimit rigoroz të detyrimeve që përcakton Kodi Zgjedhor, veçanërisht nga institucionet e ngarkuara me përgjegjësinë e organizimit dhe menaxhimit të zgjedhjeve.

Me konsideratë,

Kryetari i Grupit Parlamentar

Edi Paloka

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.04.2017, 16:02  | Xh.I. | 643 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
Reja e Shyhretes një nuse e "shtrenjtë", nuk do ta besoni ҫfarë ka blerë (Foto)
“Благодарам Били”
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.