« Zhurnal mëson » Bashkim Bakiu kandidat i mundshëm për komunen e Sarajit nga Lëvizja Besa
« Kastriot Rexhepi për Zhurnal » Lajmi i liferuar në disa media me tendencë vetëm për të dëmtuar imazhin tim personal
« Zhurnal mëson » BDI në Çair anketon tre kandidat, ja cilët janë ato
« Sheshi "Skendërbeu" » Mexhiti fton gjithë shqiptarët të përjetojnë kulturën dhe artin e gjitha trevave shqi..
DPHM: Temperaturat e ulëta kritike për pemët dhe hardhitë, të ndërmerren masa në kohë
dhp.jpg

Shkup, 19 prill- Temperaturat, veçanërisht ato të mëngjesit, të cilat ditëve në vijim do të ulen deri në minus katër, mund të jenë katastrofale për pemët dhe hardhitë, paralajmërojnë agrometeorologët.

Veçanërisht kritike është e shtuna, kur priten vranësira në territorin e gjithë Maqedonisë, që sipas tyre, do të thotë mot edhe më i ftohtë. Prandaj rekomandojnë ndërmarrjen e masave përkatëse dhe në kohë për mbrojtje.

"Ndryshimi i motit dhe vala e ftohtë ajrore e cila pritet ta kaplojë territorin tonë nga verilindja gjatë ditës së nesërme do të kontribuojë për ulje drastike të temperaturave të ajrit, veçanërisht të atyre të mëngjesit prej të premtes deri të hënën, kur në disa vende të caktuara priten të jenë negative, veçanërisht në pjesët verilindore, lindore dhe veriperëdnimore. Këto temperatura, deri në minus katër gradë Celsius, në këtë periudhë të zhvillimit të kulturave bujqësore mund të kenë pasoja katastrofale ndaj kulturave dhe prurjeve", thotë Angelko Ageleski.

Edhe -0,5 gradë celsius mund të shkaktojnë dëme tek pemët të cilat tashmë kanë formuar frytin ose tek pemët dhe hardhitë të cilat në këtë moment janë në faza të ulëta të zhvillimit, në fillim të vegjetimit dhe paraqitjen e gjetheve dhe luleve të para.

"Masat mbrojtëse janë të njohura: trajtimi me preparate kundër ngrirjes të cilat mund të shfrytëzohen edhe në ditët kur ka vetëm disa orë periudha me diell, ndërsa janë me veprim të vazhduar, metoda klasike të tymosjes me ndezjen e mbeturinave bimore ose spërkatjes me shi artificial nëse ka sistem të instaluar për ujitje derisa temperaturat janë negative, rreth dy orë para se të lind dielli dhe dy orë më vonë, ndërsa nuk janë arritur temperatura pozitive", thekson Angeleski.

Për të mbjellat vjeshtore moti nuk është kritik, problem mund të ketë edhe në kopshtari, në qiell të hapur, ose nëse hapësira të cilat nuk janë të mbrojtura mirë tek kulturat e mbuluara.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.04.2017, 16:27  | L.E. | 981 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Kastriot Rexhepi për Zhurnal » Lajmi i liferuar në disa media me tendencë vetëm për të dëmtuar imazhin tim personal
Abdylmenaf Bexheti i përgjigjet islamofobit Kastriot Myftaraj
Kolona të gjata në kufinin Bellanoc-Stançiq
Zejd Rexhepi godet partitë shqiptare
Myftaraj, mbeturinë ruso-kineze
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.