Kryeministri Zaev shpalosi propozimet për zv.ministra të qeverisë së re
Sheshi "Skënderbeu", drejtë një pamje grandioze kombëtare me figura dhe monumente më ..
Vullnet Ameti rizgjedhet Rektor i Universitetit të Tetovës
Sheshi "Skenderbeu" edhe në kënget e artistëve eminent shqiptar
PD kundër shtyrjes së afatit të regjistrimit në KQZ
auto_19pdkqz1492609731.jpg

Tiranë, 19 prill - Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, njëkohësisht bashkëkryetar i komisionit të posaçëm për reformën zgjedhor, u shpreh sot kundër shtyrjes së afateve për regjistrimin në KQZ të koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit, e kërkuar nga PS dhe LSI.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bylykbashi thotë se ky është një afat prekluziv dhe nuk mund të shtyhet.

“Kush ju pengon të regjistroheni si koalicion? Askush. Kjo është një e drejtë jo një detyrim. Kaloi afati, humbet e drejta”, shkruan Bylykbashi në Facebook.

“Këta duan ta bëjnë Kodin Zgjedhor si atë paçavuren që bënë për “vitingun” ku nuk lanë procedurë e afat pa bërë çorap aq sa nuk merret vesh më llumi që kanë sajuar. Lodhu 10 vjet ne duke përmirësuar Kodin me konsensus, lodhu ODIHR duke rekomanduar të qartësojmë afatet. Të del Rama me Metën, e me një shkresë me dy firma hedhin në erë një Kod me 84 vota”, shprehet Bylykbashi.

KQZ, vijon deputeti demokrat, nuk e ndryshon dot ligjin dhe afatet e tij edhe sikur te votoje me 7 vota unanime.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.04.2017, 16:04  | Z.H. | 445 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Video Ekskluzive » Presidenti Ivanov shtron iftar në rezidencën e tij, thirret ezani me kërkesë të kreut të BFI-së
“Feridja” në lidhje me aktorin e serialit “Më fal” (Foto)
Kjo çfarë bën Big Mama për të dashurin është e mrekullueshme (Foto/Video)
Milioneri që jetoi 20 vjet i vetëm në ishull (Foto)
Tuna zbulon pjesë intime të bashkëshortit (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.