« Ef. Rexhepi për Zhurnal: » Interesim i madh për në Haxh`xh, deri tani 740 persona të regjistruar
Koalicioni "Për një Maqedoni më të mirë" nuk mbijeton dot pa pushtet
« Asani për Zhurnal: » Sheshi "Skënderbeu" institucionalizon kulturën shqiptare
Talat Xhaferi raportoi punën e bërë brenda këtyre 100 ditëve
Mbi 26 mijë familje në Kosovë jetojnë në varfëri të skajshme
Lemoshekerkuese-640x351.jpg

 Numri i familjeve që marrin asistencë sociale nuk ka ndryshuar në dy vjetët e fundit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndojmë sociale marron mbi 26 mijë familjer, me rreth 108 mijë anëtarë.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se rreth 17.6 për qind e popullatës së Kosovës jeton në varfëri të plotë, me vetëm 1.82 euro në ditë për një person të rritur, ndërsa 5.2 për qind e popullatës jeton në varfëri ekstreme, me 1.30 euro në ditë.

Muhamet Gjocaj, udhëheqës i Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjare në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se asistenca sociale që këto familje marrin sillet prej 50 euro deri në 150 euro në muaj.

“Aktualisht duke i referuar muajit të fundit janë 26 mijë e 375 familje me 108 mijë e 149 anëtarë të cilët kanë marrë ndihmë sociale. Në dy vitet e fundit sillet ky numër i familjeve, 25 mijë deri në 26 mijë. Vlera e parave që ata marrin varet nga numri i anëtarëve”, ka thënë Gjocaj për Radion Evropa e Lirë.

“Po ashtu, familjet që kanë fëmijë nga mosha 0 deri në 18 vjeç marrin nga 5 euro shtesë në emër të rritjes dhe shkollimit. Pra, një asistencë sociale në disa raste mund të shkojë deri në 150 euro, që është shuma maksimale”, ka theksuar Gjocaj.

Numrit prej 26 mijë familje me asistencë sociale i shtohen edhe 17 mijë familje të tjera, të cilat jetojnë në gjendje të rëndë ekonomike e të cilat vazhdimisht ndihmohen me gjëra ushqimore dhe me veshmbathje nga Kryqi i Kuq i Kosovës.

Antigona Sopjani, koordinatore për mirëqenie sociale në Kryqin e Kuq të Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se vazhdimisht ka familje të cilat kërkojnë ndihmë për gjërat elementare.

“Ne si Kryq i Kuq i Kosovës kemi një numër mjaft të madh të familjeve nevojtare që kohë pas kohe vinë dhe kërkojnë ndihmë në zyrat tona. Numri i cili përfshihet në listat tonë janë 17 mijë familje në tërë territorin e Kosovës, të gjitha këto familje janë të varfra dhe kanë nevojë për përkrahje të vazhdueshme”, ka thënë Sopjani.

Familjet që marrin ndihma sociale e konsiderojnë të pamjaftueshme shumën e ndihmës.

Familja Gashi, 12 anëtarësh, është njëra nga familjet e shumta që merr asistencë sociale. Kryefamiljarja Sevdije Gashi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, pak kohë më parë, pat thënë se ndihma sociale prej 80 eurosh nuk përmbush as nevojat me elementare të kësaj familjeje.

“Ashtu si mundemi, jetojmë. Kur ka edhe ushqehemi… kur nuk ka rrimë… Problemet janë të mëdha… sidomos për fëmijët që nuk kanë kushte. Janë të uritur, nuk kanë veshmbathje”, pati thënë Sevdija.

Muhamet Gjocaj pranon se asistenca sociale që marrin këto familje nuk mjafton që ata të bëjnë një jetë të dinjitetshme.

“Në fakt nuk mund të lëvdohemi se kemi qenë gjithmonë në trend me kërkesat që i ka Ligji i skemës të ndihmës sociale, pasi që ai ligj na obligon që çdo vit Ministria e Financave dhe Ministria e Punës të bëjnë harmonizimin e shportës së ushqimeve. Dhe nëse i referohemi i dhënave të fundit të ASK, rezulton se personit të rritur i duhen 63 euro në muaj për ushqime bazike, kështu që ne nuk jemi afër kësaj”, ka thënë ai.

Kosova radhitet në mesin e vendeve të varfra të Ballkanit, me nivel ende të lartë të varfërisë dhe të varfërisë së skajshme, por edhe me nivelin më të ulët të pagës minimale.

Disa vjet më parë, autoritetet e Kosovës qenë zotuar se do të përmbushin Objektivat për Zhvillim të Mijëvjeçarit që kanë për qëllim ta ulin dukshëm varfërinë dhe ta rrisin nivelin e edukimit, barazinë gjinore dhe shëndetësinë.

(Luljeta Krasniqi, REL)

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.04.2017, 18:57  | T.E. | 519 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Sela për Zhurnal: Në zgjedhjet lokale do ta trefishojmë rezultatin, Avdiu konfirmohet si kryetar dege në Çair
Merita Spahiu i publikon një foto nusës dhe mbesës së saj, të veshura njësoj (Foto)
« Zhurnal mëson » Veland Ramadani emërohet anëtarë i Këshillit Mbikqyrës tek Banka e Maqedonisë
Bebja kosovare gëzon emrin më të çuditshëm, nuk do t’a besoni arsyen!
E çuditshme, shihni çka ka ndodhur sot në Kroaci (VIDEO)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.