« Sheshi "Skendërbeu" » Mexhiti fton gjithë shqiptarët të përjetojnë kulturën dhe artin e gjitha trevave shqi..
« Analistët » Sporti shqiptar nuk duhet të anashkalohet nga Qeveria e Maqedonisë
« Kadriu për Zhurnal » Reforma në gjyqësor nënkuton shumë gjëra, jo vetëm shkarkimi i Zvërlevskit
« E fundit » Më në fund mbaroi seriali "Zvërlevski", u shkarkua me 64 vota "pro"
Shkëndija-Pelister, finalja e Kupës së Fudbollit të Maqedonisë
screenshot-6_1492626922-410046.jpg
Loading...

Ekipet e Shkëndijës dhe Pelisterit siguruan klasifikim në finalen e Kupës së Futbollit të Maqedonisë.

Futbollistët e Pelisterit fituan me rezultat 1:0 kundër Bregallnicës në revansh ndeshjen e gjysmëfinales e cila pasdite u luajt në stadiumin “Tumbe kafe” në Manastir.

Pasi ndeshja e parë e luajtur në Shtip përfundoi barazi 2.2, falë goditjes së brazilianit, Lukas Fereira Kardoso në minutën e 80-të. Pelisteri me rezultat të përgjithshëm 3:2 u klasifikua në finale.

Për ekipin e Pelisterit kjo është ndeshja e parë finale pas pauzës prej 16 viteve, pasi në vitin 2001 në finale e ka mposhtur Slloga Jugomagnat me 2:1.

Shkëndija e Tetovës do të ketë mundësi ta mbrojë trofeun e fituar vitin e kaluar, pasi në gjysmëfinale e eliminoi Vardarin. Edhe pse në revansh ndeshjen e sotme Vardari me golin e Darko Velkovksit në minutën e 60-të fitoi me 1:0, kjo megjithatë nuk u lejua të anulohet negativja nga ndeshja e parë në Shkup ku tetovarët fituan me 3:1.

Përndryshe kjo ndeshje e shënoi edhe ndërprerjen më të gjatë në gjysmën e parë të lojës, pasi gjyqtari Stavrev në mënyrë të arsyeshme iu dha kartona të kuq kapitenëve të dy ekipeve Gërnçarov dhe Hasani, pas çka ndodhi një rrëmujë e madhe në terren, por edhe tentimi i një pjese të tifozëve vendas për të hyrë në terren, pas çka mysafirët nga Shkupi u tërhoqën në dhomat e zhveshjes. Megjithatë në vazhdim ndeshja kaloi pa incidente.

Ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë, Shkëndija dhe Pelisteri do ta luajnë më 17 maj.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.04.2017, 20:46  | T.E. | 1,151 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

Loading...

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gruevski shfaqet pas një kohe, ndjek nga afër ndeshjen mes Vardarit dhe Fenerbahçe
Filloi gara për kryeprokuror, ja tre kandidatët më të sigurtë
« Video » Shqiptari i makiatove artistike në Vjenë
MPJ: Deri në ora 20.30 nuk ka informacione për shtetas të plagosur nga Maqedonia
« Foto » Skandaloze: Rrahje fizike pas përfundimit të ndeshjes Vardar me Fenerbahçen
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.