Edhe këtë vit pa liqenin Treska, premtimet e Bekim Muratit mbeten vetëm fjalë
Allagjozovski: Do të ketë revizion të projektit "Shkupi 2014"
Kushtetuesja do të vendos a është shfuqizimi i testimit ekstern kushtetues
Maqedonia, me politikë të re ndaj shteteve fqinje
BE-ja nuk e di kur do të vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi
KM-24.07.2014.jpg

Prishtinë, 19 prill - Bashkimi Evropian ende nuk e di se kur do të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e konfirmon për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online, Maja Kocijanciq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Komisionit Evropian, Frederica Mogherini.

Ajo ka thënë se dialogu do të rifillojë në javët, apo muajt në vazhdim, por ka thënë se në këtë fazë nuk mund të japin një datë se kur mund të vazhdojë dialogu mes dy vendeve fqinje.

“Asnjë datë nuk është vendosur ende sa i përket vazhdimit të dialogut të nivelit të lartë Kosovë Serbi. Ne presim angazhim konstruktiv nga të dyja palët në mënyrë që dialogu të vazhdojë në javët dhe muajt që vijnë”, ka thënë ajo.

Dialogu ishte pezulluar me anë të një rezolute në Kuvendin e Kosovës pas ndalimit të ish – kryeministrit Ramush Haradinaj në Francë me një fletarrest të lëshuar nga Serbia nën pretendime për krime lufte nga popullatës jo shumicë.

Për një rikthim të bisedimeve nuk është folur në Kosovë. Por e njëjta nuk ka ndodhur edhe në shtetin serb.

Kryetari i forumit për marrëdhënie etnike në Serbi, Dusan Janjiq ka deklaruar se raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me shumë gjasë do të vazhdojë në fillim të muajit maj.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.04.2017, 09:44  | Z.H. | 368 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Djali i vogël paralizohet në gjumë, tronditen mjekët kur zbulojnë shkakun! (Foto)
Zvicër, shtetasi i Maqedonisë vret ish gruan e tij
Përleshje fizike në vendkalimin kufitar, Bogorodicë
Kështu dukej Andrra Destani në përditshmërinë vajzërore (Foto)
Leonora Jakupi asnjëherë nuk është zhveshur më shumë se kaq (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.