"Ringu" i fundit i SHBA-së përmes Hojt Ji për ta debllokuar Maqedoninë
« Zhurnal mëson » Talat Xhaferi në moment të fundit refuzoi propozimin e LSDM-së, që të zgjidhet kryeta..
BDI hedhë poshtë zërat se do t`i tërheqin nënshkrimet
« Analistët për Zhurnal » "Komedia" politike të marrë fund
Rama ironizon çadrën e PD: Serë që nuk riciklon
1492584531-edi_rama_-640x400.jpg
Tiranë, 19 prill - Është inauguruar në Elbasan, impianti i përpunimit të mbëtjeve urbane dhe prodhimit të energjisë. I pranishëm në ceremoni Kryeministri Edi Rama tha se impianti do t’i jap fund ndotjes në këtë qytet si dhe do të nxisë zhvillimin ekonomik. Kreu i qeverisë ironizoi edhe çadrën e opozitës duke e cilësuar atë një serë që nuk riciklon.
 
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e impianit të përpunimit të mbejtjeve urbane dhe prodhimit të energjisë në Elbasan. Ai tha se impiant i jep fund ndotjes në këtë qytet si dhe garanton zhvillim.
 
Rama: Pasi kam dëgjuar prezantimin e ministrit të Mjedisit, më është dukur shumë e bukur për të qenë e vërtetë. I kam thënë në mbledhjen e qeverisë se mbështetjen do ta kesh deri në fund, por çfarë dëgjova, me çfarë do shoh, nuk më duken se do përputhen. Në fakt, çfarë kam dëgjuar me çfarë po shoh jo vetëm përputhen, por kjo që po shohim i kalon të gjitha parashikimet e bëra.
 
Nisur nga një eksperincë në Spitalin e Elbasanit ku një gjykatës  kishte ndaluar  ndërtimin e një muri rrethues sigurie, Rama thëksoi rëndësinë që ka reforma në drejtësi.
 
Rama: Jam i bindur që gjykatësi që ka dhënë atë vendim do të shkojë të përgjigjet para drejtësisë, sepse Vetting-u mund të vonohet, por nuk harron më drejtësia.
 
Kryeministri i ronizoi edhe çadrën e protestës së opozitës duke e ciëlsuar një serë që nuk ricikon
 
Rama: Dallimi mes nesh dhe atyre që sot janë në çadër dhe janë në kushtet e një sere që nuk riciklon, është që për ata, plehrat do të vazhdojnë të jenë sëmundje, për ne, mbetjet e këtij vendi janë një pasuri.
 
Ministri i Mjedisit Lefter Koka tha se impanti përbën investimin më të rëndësishëm që është bërë për mjedisin.
 
Koka: Ky impiant që ne po inaugurojmë sot, e them me garanci, se do të shndërrojë njëherë e përgjithmonë imazhin e Shqipërisë, sa i përket menaxhimit të integruar të mbetjeve.
 
Asnjë bashki, asnjë qytet apo Qark, më mirë se Elbasani, nuk mund të shërbente si demonstrim i një transformimi të rrënjësor.
 
Sot Elbasani është shndërruar nga qyteti më i ndotur apo gangrena mjedisore e vendit tonë, si rëndom i janë referuar në 25 vite ekspertët mjedisorë, padiskutim në një model që nuk duhet të jetë një histori e veçuar suksesi, por duhet pasuar dhe nga të tjera projekte si ky.
 
Falë Partneritetit Publik-Privat, ne  mundëm që në vetëm dy vite e gjysëm të investonim 26 milionë euro, ku vetëm 30% e tyre nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga privati.
 
Falë këtij investimi u bë i mundur:
 
Rehabilitimi i plotë i dampës ekzistuese të mbetjeve që ishte kthyer në një gangrenë për qytetin e Elbasanit dhe shndërrimi i tij në një park REKREATIV dhe të gjelbëruar. Memorja mund të jetë e shkurtër ndonjëherë,dhe e sotmja mund ta bëjë të djeshmen inekzistente. Por sikundër e patë në dokumentar, vetëm 2 vite më parë Elbasani ishte një realitet i trishtë ose më saktë i mjerueshëm.
Në këtë qytet, ndërtuam një landfill të ri, brenda të gjitha standarteve të Bashkimit Europian me një impiant modern të trajtimit të ujërave, i cili u bë funksional me kapacitet të plotë , reth një vit më parë
Sot po inagurojmë të parin impiant në Shqipëri për prodhimin e energjisë nga mbetjet duke bërë të mundur që dhe jetëgjatësia e landfillit të jetë mbi 80 vjet.
Impianti i prodhimit të energjisë nga mbetjet në Elbasan është fjala më e fundit e teknologjisë që mban nivelin e emetimit të gazeve me dhjetëra herë nën normat e emetimeve që ka përcaktuar VETE Bashkimi Europian.
Më duhet të them, se sot po inaugurojmë një vepër inxhinierike unike në llojin e vet në Shqipëri, me teknologjinë supreme që ajo sjell
 
Kreu i qeverisë kërkoi që projekti për ndërtimin e impanit të finalziohet edhe në Fier ndërsa shtoi se diferencimi i mbetjeve në burim mbetet ende sfidë për bashkitë e reja.
 19.04.2017, 09:47  | Z.H. | 368 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » Talat Xhaferi në moment të fundit refuzoi propozimin e LSDM-së, që të zgjidhet kryetar i Kuvendit pa prezencën e VMRO-së..!?
« EKSKLUZIVE » BDI emëron kryeshef të policisë në Manastir
Rritet euro
« Foto: » Këngëtarja e njohur martohet në xhami me rite islame
« Foto: » Nuk ishte në festën e Tunës, por ja çfarë bën Nora për kunatën
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.