Lika me ‘llupë në dorë’ : Inspektojmë institucionet
Ligji për gjuhën shqipe - para apo pas zgjedhjeve lokale?
Edhe këtë vit pa liqenin Treska, premtimet e Bekim Muratit mbeten vetëm fjalë
Allagjozovski: Do të ketë revizion të projektit "Shkupi 2014"
Votohen komisionerët e “Vetting”-ut nga aleanca qeveritare
kuvend-parlament-640x515_1.jpg

Tiranë, 19 prill - Gjashtë deputetë u votuan mbrëmë në Kuvend si anëtarë për dy komisionet e “Vetting”-ut, ligji që rivlerëson gjyqtarët dhe prokurorët. Deputetët e votuar pa opozitën janë të partive qeveritare

Në më pak se 3 minuta 82 deputetë votuan gjashtë kolegë të tyre për anëtarë të dy komisioneve të “Vetting”-ut, ligji për kontrollin/rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjashtë deputetët e votuar për komisionet Ad Hok të “Vetting”-ut, janë qeveritarët Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës me opozitën e ka braktisur Kuvendin dhe nuk pranon të jetë pjesë e “Vetting”-ut përderisa çmon se gjashtë ligje të reformës në Drejtësi u miratuar njëanshmërisht duke thyer marrëveshjen prej kryeministrit Edi Rama.

“Partia Demokratike dhe opozita do të kthehen për të votuar të gjashtë ligjet, kur Edi Rama të zhbëjë thyerjen e paktit. Thyerja e paktit, përvecse qe një akt i pacivilizuar, nuk mund të shpërblehet. Nuk mund të shpërblehet dikush që thyen marrëveshjen”-tha zoti Basha.

Kryetari i qeverisë Edi Rama e sheh me keqardhje qëndrimin opozitar: “Partia Demokratike tanimë është gati të na ndajë dhe njëherë për së gjalli nga Europa, vetëm për t’iu shmangur ballafaqimit me drejtësinë të atyre që kanë kusure për të larë. “Vetting”-u mund të vonohet, por spastrimi i Pallatit të Drejtësisë nuk ndalohet dot”.

Në seancën e jashtëzakonshme plenare të së martës, 11 prill, u miratuan vetëm 3 anëtarë për komisionin ad hoc të Vettingut socialistët Ulsi Manja, Vasilika Hysi si dhe Luan Rama i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ky komision do të bëjë të mundur përzgjedhjen e anëtarëve të “Vetting”-ut.

Njeri komision përbëhet nga 12 anëtarë të propozuar nga 6 për secilën palë qeveri dhe opozitë. Komisioni tjetër ka 6 anëtarë, të ndarë nga 3 për qeverinë dhe 3 për opozitën. Një deputet mund të jetë anëtar vetëm në njerin nga komisionet Ad Hok.

Presidenti Bujar Nishani, për vendin e të cilit Kuvendi hap pasdreke procedurën e votimit të parë, thekson nevojën për dialog:

“Historia na ka mësuar që dialogu është mjeti më i mirë, por përmes dialogut edhe mirëkuptimi, edhe kompromisi dhe respektimi i standardeve, të cilat janë të detyrueshme për të gjitha palët”.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.04.2017, 09:48  | Z.H. | 355 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Përleshje fizike në vendkalimin kufitar, Bogorodicë
Befason Big Mama në fotot e fundit, tani duket Sexy Mama (Foto)
Adelina tejet seksi në të zeza (Foto)
Kaq e guximshme “Feridja” ja çfarë bën ajo në deti! (Video)
Sahidja e Motrave Mustafa heq nishanin në fytyrë. Arsyeja ishte shqetësuese (Video)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.