« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Konkluzat e Kuvendit qëndror të RDK-së
« Analistët » Fitorja e LSDM-së reflektoi "rahatllëkun" e popullit pas rënies së regjimit Gruevski
« OPINION » Çfarë po ndodh me partitë shqiptare?

Valon Bela

Partitë politike duket se përveq që nuk kanë zgjidhje për funksionim të Parlamentit të RM-së (me atë të zgjedhjes së Kryeparlamentarit) ata tashmë kanë rënë në nivelin e qytetarëve duke u shndërruar në spektatorë ordinerë. Nga kjo situatë krijohet përshtypja se ata sytë i kanë drejtuar kah ajo se çfarë do të ofron (ndërmerr) LSDM-ja pasi që ka siguruar 67 nënshkrime por me këtë ata po dëshmojnë se janë pasivë në kohën kur do duhej të vepronin pa hamendje.

Ky neglizhim vjen edhe nga shkaku i diskrepancës së madhe që kanë krijuar partitë me votuesit shqiptarë. Sikur të kuptoninë partitë se kriza e prodhuar (dhe e tejzgjatur) ka dëmtuar qytetarët dhe mirëqenien e tyre, do kishim parë një aktivizim më të madh të tyre drejt zgjidhjes së ngërçit apo të krizës në përgjithësi.

Partitë politike shqiptare sikur nuk e kanë kuptuar mesazhin e dhënë nga votuesit shqiptarë gjatë zgjedhjeve të 11 dhjetorit të 2017-ës, dhe ky pasivitet i tyre do t'i kontribuon ikjes së votuesve nga kampusi politik shqiptar në atë maqedonas. E thash më lart se edhe mirëqenia e shqiptarëve po dëmtohet. Këtë e bazoj edhe në deklaratat nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Verio-Perëndimore (OEMVP) se bizneset në Maqedoninë jugperëndimore janë vizituar (nga inspektimet shtetërore) 5 herë më shumë se sa në rajonet e tjera.

Vlen të theksohet se në rajonin jugperëndimor veprojnë kryesisht biznese shqiptare ku, me shtimin e këtyre inspektimeve shtetërore, janë shtuar edhe dënimet drakonike. Dhe kjo detyrimisht ndikon dhe rezulton edhe në mbyllje të bizneseve. Dhe kur bizneset mbyllen, rastet sociale rriten. Si rrjedhojë e kësaj rriten edhe migrimet. Dhe me të drejtë shtrohet pyetja se a duam të zbrazim këtë shtet nga shqiptarët? Por kjo situatë e krijuar nga ngërçi politik i tejzgjatur assesi të penetrojë membranën e koshiencës së partive politike shqiptare për veprim imediat konkret.

Ndoshta fakti se ata paguhen 5 fish më shumë se paga mesatare ka bërë që ata të shkëputen nga realiteti praktik në të cilin gjenden votuesit e tyre. Dhe kjo padyshim do të rrit edhe mllefin dhe dëshpërimin e shqiptarëve. Por, për dallim nga herave tjera, tashmë adresa dihet se ku qëndron faji !

 19.04.2017, 09:06  | B.M. | 9,701 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Fiat Canovski mbështet Ramiz Merkon për kreun e Strugës
Zaev: Kam mirëkuptim për veprimet e Ziadin Selës, vazhdojmë tutje së bashku
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
Reja e Shyhretes një nuse e "shtrenjtë", nuk do ta besoni ҫfarë ka blerë (Foto)
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.