Edhe këtë vit pa liqenin Treska, premtimet e Bekim Muratit mbeten vetëm fjalë
Allagjozovski: Do të ketë revizion të projektit "Shkupi 2014"
Kushtetuesja do të vendos a është shfuqizimi i testimit ekstern kushtetues
Maqedonia, me politikë të re ndaj shteteve fqinje
Protestat "antishqiptare" vazhduan me brohoritje edhe kundër BE-së !
B2705689-91F9-4CB7-B9EF-11014F8E3C65_w1023_r1_s.jpg

Shkup, 20 prill - Demonstruesit kanë brohoritur slogane kundër Bashkimit Evropian, derisa përsëri kanë dalur në rrugët e Shkupit, për të protestuar kundër përfshirjes së propozuar të partive shqiptare në koalicionin qeverisës në Maqedoni.

Mijëra demonstrues mbrëmë u ndalën para Kuvendit të Maqedonisë dhe kërkuan zgjedhje të reja, ndërsa i kritikuan përsëri planet e partnerëve të koalicionit qeverisës për zyrtarizimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në këtë vend.

Protestuesit, po ashtu, e kanë përshëndetur presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për të cilin është raportuar se ka refuzuar të takohet me politikanin suedez, Carl Bildt, që është bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, gjatë vizitës së tij të djeshme në Shkup.

Vizita e zotit Bildt kishte për qëllim përpjekjet për ta ndihmuar Maqedoninë në zgjidhjen e krizës së thellë politike dyvjeçare.

Partia e deritashme në qeveri, VMRO-DPMNE-së, për javë të tëra në mënyrë të suksesshme e ka bllokuar formimin e koalicionit qeverisës dhe zgjedhjen e krytearit të Kuvendit të Maqedonisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje WMRO-DPMNE-së që t’i ndalë taktikat penguese, nga të cilat është zgjatur kriza e gjatë politike në Maqedoni.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 11:27  | Xh.I. | 1,937 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Djali i vogël paralizohet në gjumë, tronditen mjekët kur zbulojnë shkakun! (Foto)
Përleshje fizike në vendkalimin kufitar, Bogorodicë
Kështu dukej Andrra Destani në përditshmërinë vajzërore (Foto)
Leonora Jakupi asnjëherë nuk është zhveshur më shumë se kaq (Foto)
Gresa iu lë “pa men” me këto foto nga plazhi! (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.