"Alametë dhe Kiamet", punët e Bekim Muratit kryetarit të Komunës së Sarajit
« Analistët për Zhurnal » Pas 100 ditëshit të parë të qeverisë së re, Gruevski do të ketë ulje drastike të reit..
Më 27 prill kishim atentat politik ndaj kërkesave të shqiptarëve, thotë Sela
« Alarm » Rakip Doçi, për banorët e Hasanbegut që po ngulfaten nga mbeturinat, i "shurdhur"..!
Besa Llugiqi shkëlqen në rikthimin sfidues para audiencës në Kosovë
BESA_6.jpg
Loading...

Dy vjetët e fundit, rrugëtimi i saj deri te skena, ka zgjatur mbi 300 kilometra. Shumë më e shkurtër ishte rruga që përshkoi derisa mbërriti të përkulet para publikut të saj.

Këndoi në gjermanisht, shqip, frëngjisht, spanjisht e në gjuhën e operës - italisht. U mishërua me role të ndryshme - duke u zhytur nëpër fragmente operash - aktroi e këndoi njëkohësisht.

Me pamjen e një artisteje të vërtetë - fustanin e zi të gjatë e buzëqeshjen që shoqëron pauzat e shkurtra ndërmjet interpretimit - Besa Llugiqi, e zotëroi skenën e një festivali në Prishtinë, për më tepër se një orë.

Vokali i fuqishëm i saj, që shpërfaqet sidomos kur kap notat e larta të arieve të shkëputura nga kryevepra të muzikës operistike u dëshmua edhe njëherë para audiencës në Prishtinë. Që nga viti 2015, Llugiqi, më së shpeshti është ngjitur në skenën bullgare.

Në Prishtinë, nuk ka mbajtur koncert recital tash e pesë vjet. Duartrokitjet që finalizuan koncertin e saj recital në kuadër të “Chopin Piano Fest”, të shoqëruara edhe me thirrjet “Bravo” ishin shpërblim i audiencës për njërën prej sopranove kosovare më të suksesshme të ditëve të sotme.

“Meine Ruh’is hin” – pjesa e tretë e veprës “Gretchen am Spinnrade” të kompozuar nga Franz Schubert, i hapi rrugë një udhëtimi të bukur muzikor./Koha.net/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 11:33  | L.E. | 264 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Publikohen fotografi të reja duke tërhequr zvarrë Selën në natën e 27 prillit
« Publikohet video e re: » Deputetët e VMRO-DPMNE-së Vasilevski dhe Mukoski hapën dyert e Kuvendit
Shfaqet Menduh Thaçi, lufta e 2001-shit ishte kundërrevulucion
Micov i kalon gjitha kufijtë, kërkon 27 prilli të shënohet si festë shtetërore sepse është rrahur Sela !
Veljanoski hutohet para gazetarëve, nuk pranon Xhaferin si kryeparlamentar
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.