Lika me ‘llupë në dorë’ : Inspektojmë institucionet
Ligji për gjuhën shqipe - para apo pas zgjedhjeve lokale?
Edhe këtë vit pa liqenin Treska, premtimet e Bekim Muratit mbeten vetëm fjalë
Allagjozovski: Do të ketë revizion të projektit "Shkupi 2014"
Festivali i Librit në Prishtinë këtë vit vjen me shumë aktivitete
libriii_1.jpg
Loading...

"Festivali i Librit 2017" që organizohet për të tretin vit radhazi synon edukimin publik nëpërmjet avokimit, përkatësisht ndërgjegjësimin social rreth rëndësisë së librave dhe leximit të tyre.

“Krim më i madh se djegia e librave”, sipas Joseph Brodsky, “është mosleximi i tyre”.

Organizata joqeveritare “ETEA” në bashkëpunim me Qendrën Sociale “Termokiss” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Librit organizon Festivalin e Librit 2017.

Festivali do të mbahet më datë 24 prill nga ora 17:00 në amfiteatrin e “American School of Kosova”.

Duke mobilizuar fytyrat publike dhe duke shfrytëzuar artin si metodë, ‘Festivali i Librit 2017’ që organizohet për të tretin vit radhazi synon edukimin publik nëpërmjet avokimit, përkatësisht ndërgjegjësimin social rreth rëndësisë së librave dhe leximit të tyre.

Programi do të përmbajë aktivitetet si në vijim: Shfaqjen ‘Play Reading’ (Lexim Skenik) të librit “Fahrenheit 451” me regji nga Ardi Mejzini, skenografia nga Florent Kurtalani, ndërsa luajnë aktorët: Daniela Markaj, Besart Zeneli, Rajmonda Ahmetaj, Armend Zeqiri, Kaltrinë Zeneli, Arta Lahu dhe Armend Ballazhi, “Sjell një libër – merr një tjetër”, Panel diskutimi (sesione pytetje përgjigje me audiencën) për gjendjen e librit në Kosovë dhe kulturën e të lexuarit tek të rinjtë (emrat e panelistëve do te publikohen në vazhdim), ‘Slam Poetry’ – Mikrofon i hapur për shkrime të pabotuara, Shpallja e lexuesve të vitit “Bibliobibuli 2016/17” në bashkëpunim me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” si dhe Ekspozitë me piktura për librin, si dhe pikturim përgjatë programit nga Labentinë Shala si dhe krejt për fund disa pika muzikore nga instrumentistë të rinj në piano, çelo, violinë, kitarë, etj.

Partnerë të projektit janë: Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtina Hackerspace, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Instituti Albanologjik, Këndi Amerikan si dhe Libri Shkollor. /KultPlus.com

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 11:37  | L.E. | 513 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Përleshje fizike në vendkalimin kufitar, Bogorodicë
Befason Big Mama në fotot e fundit, tani duket Sexy Mama (Foto)
Adelina tejet seksi në të zeza (Foto)
Kaq e guximshme “Feridja” ja çfarë bën ajo në deti! (Video)
Sahidja e Motrave Mustafa heq nishanin në fytyrë. Arsyeja ishte shqetësuese (Video)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.