« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Konkluzat e Kuvendit qëndror të RDK-së
« Analistët » Fitorja e LSDM-së reflektoi "rahatllëkun" e popullit pas rënies së regjimit Gruevski
FSK në pritje të vendimit politik
auto_f1492680281.jpg

Prishtinë, 20 prill - Ministri i FSK-së, Haki Demolli ka deklaruar se janë në pritje të aprovimit të amendamenteve kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur.

Ai në konferencën “FSK dhe Partnerët”, thënë se qëllimi kryesor i konferencës është intensifikimi i bashkëpunimit ministrisë që ai drejton dhe partnerëve të saj, transmeton kp.

“FSK po vazhdon të përmbushin detyrat dhe misionin konform mandatit që u përcaktojnë dispozitat ligjore dhe kushtetuese. Kur jemi tek rrafshi kushtetues dua të iu njoftoj se MFSK së bashku me partnerët strategjikë që një kohë po punon në hartimin e strategjisë të integrimin në FSK të pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë. Ne po vazhdojmë të punojmë në analizimin e kapaciteteve të së ardhmes dhe ndonëse jemi në pritje të vendimit politik, pra aprovimit të amendamenteve kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur, ne në vazhdimësi së bashku me ekipin këshillues të NATO-së kemi punuar në mënyrën më transparente të mundshme në planifikimin dhe përgatitjen e tërësishme për fillimin dhe zhvillimin e këtij procesi tejet të rëndësishëm për vendin tonë, njëherësh dhe njëri prej prioriteteve të Qeverisë së Kosovës”, tha ai.

Kurse, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama tha se gjatë kësaj periudhe si forcë kanë shënuar arritje të mëdha, bazuar në standardet e NATO-s.

“I kemi hartuar planet e veprimet kurdo që merret vendimi politik për transformimin e FSK-së, ne jemi të gatshëm. Askush s’do të bëjë diçka pa koordinim me partnerët tanë. Synim dhe qëllim është që të jemi pjesë e NATO-s. Qëllimi kryesor është që të ndrisim profesionalisht forcën tonë dhe të jemi kontribuues të sigurisë”, tha ai.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 11:53  | Xh.I. | 426 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
Reja e Shyhretes një nuse e "shtrenjtë", nuk do ta besoni ҫfarë ka blerë (Foto)
Kombinimet e mundëshme për rrethin e dytë në bllokun shqiptarë dhe e ardhmja e Gruevskit, komentojnë analistët
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.