Edhe këtë vit pa liqenin Treska, premtimet e Bekim Muratit mbeten vetëm fjalë
Allagjozovski: Do të ketë revizion të projektit "Shkupi 2014"
Kushtetuesja do të vendos a është shfuqizimi i testimit ekstern kushtetues
Maqedonia, me politikë të re ndaj shteteve fqinje
Shqipëria merr mbështetjen e Amerikës për reformën në drejtësi
tirane_3.jpg

Tiranë, 20 prill - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati mori mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e reformës në drejtësi.

Gjatë vizitës në Uashington, Bushati u takua në Shtëpinë e Bardhë me zv/këshilltaren e Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, zonjën Kathleen McFarland, e cila deklaroi se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht partneritetin strategjik me Shqipërinë”.

Ministri Bushati u ndal mbi “nevojën për të bashkërenduar përpjekjet për të konsoliduar orientimin euro-atlantik dhe për të përmirësuar mjedisin e sigurisë në rajon, në përgjigje të faktorëve që synojnë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, duke penguar kursin e reformave transformuese”, shkruan TCH.

Në këtë kontekst, McFarland rikonfirmoi “mbështetjen e fortë të SHBA-ve për jetësimin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës dhe në veçanti përpjekjet tona për jetësimin e reformës në drejtësi”, reforma të cilat ajo i cilësoi si jetike.

Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë kontributin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, në kuadër të koalicionit botëror kundër ISIS-it dhe në misionet e NATO-s.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 11:57  | Xh.I. | 331 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Djali i vogël paralizohet në gjumë, tronditen mjekët kur zbulojnë shkakun! (Foto)
Përleshje fizike në vendkalimin kufitar, Bogorodicë
Kështu dukej Andrra Destani në përditshmërinë vajzërore (Foto)
Leonora Jakupi asnjëherë nuk është zhveshur më shumë se kaq (Foto)
Gresa iu lë “pa men” me këto foto nga plazhi! (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.