Nesër fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme
« Analistët » Fitorja e Edi Ramës "shpresë" edhe për shqiptarët e Maqedonisë
Shekerinska: Do të përpiqemi për debat, dhe të pranojnë se nuk jemi gjithmonë në të d..
Vrasjet dhe pasiguria, po e godasin biznesin në Komunën e Sarajit, Bekim Murati nuk n..
Durrës, shtrëngohen masat në port
1492672531porti.jpg

Durrës, 20 prill - Shtrëngohen procedurat e kontrollit fizik të kamionëve në portin detar të Durrësit.

Pas arrestimit të 18 punonjësve te Policisë së Kufirit, Doganës dhe agjencive doganore në Durrës e Qafë-Thanë, policia dhe dogana kanë forcuar kontrollet, duke shkaktuar vonesa në imbarkimin e kamionëve në tragetet e linjave detare që lidhin vendin me Italinë.

Çdo kamion që udhëton drejt Barit dhe Ankonës, me urdhër të doganës, duhet t'i nënshtrohet procedurës së skanimit, ndërsa nuk përjashtohen as kontrollet fizike dhe ato me qenin antidrogë për çdo mjet.

Këto masa kanë shkaktuar pakënaqësi te drejtuesit e kamionëve, por edhe te udhëtarët, për shkak të presionit dhe vonesave të shkaktuara në imbarkim dhe nisjen e trageteve, të cilat janë nisur me mbi 2 orë vonesë gjatë këtyre ditëve.

Ndërkohë, agjencitë doganore kanë ndërprerë dje punën për një orë në shenjë proteste për arrestimin e kolegëve të tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 11:58  | Xh.I. | 424 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Vrasjet dhe pasiguria, po e godasin biznesin në Komunën e Sarajit, Bekim Murati nuk ndërmori asnjë aksion sensibilizuesë kundër përdorimit të armëve!
Plloshtani: Miratimi i ligjit për shqipen, Zaevin e bën më të besueshëm te shqiptarët dhe ndërkombëtarët
Letër publike nga Drejtori Agjencisë Zhurnal, drejtuar partive politike shqiptare, posaqërisht liderit të BDI-së, z.Ali Ahmetit
Me shkas: Bajrami i gjakosur
Getoari poston foto i zhveshur, ja komenti i Marinës (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.