Zoti është Një, politikanë ka shumë
« ZHURNAL MËSON » BDI sot mbledh Kryesinë Qendrore në Reçicë të Vogël
« Zhurnal mëson » Lika, Osmani dhe Duraku "frontmenat" e BDI-së në Qeverinë reformatore
« Analistët për Zhurnal » "Amanetin" për gjuhën shqipe nuk do e shkele as Ahmeti, as Sela, por as Zaevi
Zv. Kryeministri Ademi në takim pune lidhur me agjendën europiane me Euro-Ambasadorin Zhbogar
unnamed1.jpg

Shkup, 20 prill - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Dr. Arbër Ademi, sot realizoi takim të rregullt pune me euroambasadorin Samuel Zhbogar, ku u diskutuan më shumë tema lidhur me agjendën Evropiane të Republikës së Maqedonisë, njofton Zhurnal.

Në takim Zëvendëskryeministri Ademi shkurtimisht iu referua gjendjes politike në Maqedoni, dhe i përshëndeti përpjekjet e deritanishme të Unionit për gjetjen e daljes nga kriza. Vizitat e fundit të zyrtarëve të lartë të BE-së janë dëshmi e angazhimit dhe mbështetjes nga ana e Bashkimit Evropian për Maqedoninë dhe orientimit të saj euro–atlantik. Ademi theksoi se është e rëndësishme, edhe në kushtet e vazhduara të krizës së brendshme, aktivitetet e rregullta të vazhdojnë lidhur me implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim dhe realizimi i projekteve nga programi IPA.

Ademi edhe një herë theksoi se Republikës së Maqedonisë i mbetet prioritet strategjik anëtarësimi në Bashkimin Evropian, sepse ajo është dëshira dhe interes i gjithë qytetarëve, duke shtuar se roli i çdo udhëheqësi politik aktual dhe i ardhshëm është që të punojë në realizimin e këtyre prioriteteve strategjike dhe të ndjek vullnetin e shumicës së qytetarëve.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan që takimet e tilla të rregullta pune të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në funksion të koordinimit të aktiviteteve reformuese lidhur me ardhmërinë tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 12:11  | Z.H. | 868 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » Lika, Osmani dhe Duraku "frontmenat" e BDI-së në Qeverinë reformatore
« Analistët për Zhurnal » "Amanetin" për gjuhën shqipe nuk do e shkele as Ahmeti, as Sela, por as Zaevi
Ikën Spasovski vjen Nikolovski, ja ndryshimet kadrovike brenda LSDM-së
« Foto: » Kështu dukej në maturë vajza e Mimoza Mustafës dhe Shkumbin Kryeziut
« Foto: » Këngëtarja që mbanë kryq e agjëron Ramazan
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.