Daçiq: Serbia mund të ndryshojë qëndrimin për emrin e Maqedonisë
Gruevski: Qeveria gabon nëse e ndryshon politikën tatimore
Jeremiq: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, dilentantizëm dhe mashtrim diplomati..
« E tmerrshme » Huliganët maqedonas rrahin barbarisht Albanin, institucionet heshtin (Foto)
Biznes forum i Maqedonisë dhe Turqisë
biznes.jpg

Shkup, 20 prill- Kompani nga sferat e TI-së dhe shëndetësisë nga Izmiri janë të interesuara për investime në Maqedoni. Përfaqësues të rreth 20 ndërmarrjeve nga Oda Tregtare e Izmirit nga klasterë të TIK-ut dhe shëndetësisë sot në forum biznesi dhe takime me kompani nga Maqedonia, anëtare të Odës ekonomike të Maqedonisë dhe Turqisë (MATTO) po i shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim.

Krahas potencialeve për investim, i analizojnë edhe mundësitë për pjesëmarrje të përbashkët në projekte evropiane dhe paraqitje në tregje të treta, ndërsa efekti përfundimtar duhet të ejtë këmbimi i shtuar tregtar ndërmjet dy shteteve.

"Janë të pranishme kompani nga Turqia nga sfera e TI-së të cilat janë të interesuara të investojnë në Maqedoni dhe të hapin  përfaqësi të tyre, si dhe ndërmarrje nga sektori shëdnetësor, prodhues të prodhimeve farmaceutike, veglat ndihmëse mjekësore t'i plasojnë podhiemt e tyre kltu. Si MATTO qëndrojmë në disponim për t'i mbështetur në qëllimet e tyre"W, deklaroi Marija Tomevska, nënkryetare e MATTO-s.

MATTO dhe Oda Tregtare e Izmirit sot kontraktuan marrëveshje për bashkëpunim, i cili, sipas Tomovskës, plotësisht do ta rrisë këmbimin tregtar ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë.

Nga Oda Tregtare e Izmirit gjithashtu presin të vendoset bashkëpunim i ri ndërmjet kompanive në drejtim të rritjes së  këmbimit tregtar dhe zhvillimit ekonomik.

Para përfaqësuesve të kompanive nga Izmiri u prezantuan hollësi për industrinë për mbrojtjen shëndetësore dhe procedurat për regjistrim të medikamenteve dhe veglave ndihmëse mjekësore në Maqedoni.

Kryetari i Asociacionit të organizatave private shëndetësore, Andrija Arsovski shpreson se me takimet e sotme do të hapen më shumë perspektiva për bashkëpunim të enteve shëndetësore të Maqedonisë të cilat merren me shpërndarjen dhe përpunimin e medikamenteve.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 13:54  | L.E. | 419 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gjuajtje me armë pranë burgut të Idrizovës, ja çfarë ndodhi
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Morena do t’ju çmendë me këtë foto nga pishina (Foto)
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Prillit` nga ana e Beogradit
Bigi po martohet, ja detajet!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.