« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Mallçeski: Sa më shpejt ik Gruevski nga kreu i VMRO-së, aq më mirë për Maqedoninë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Ivanov-Ivaniq: Ka bazë solide për bashkëpunim ekonomik intensiv mes Maqedonisë dhe BeH-së
133662703.jpg

Shkup, 20 prill - Marrëdhëniet politike mes Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës janë të shkëlqyera, por mungon bashkëpunimi më intensiv ekonomik në të cilën duhet të punohet në periudhën e ardhshme, vlerësuan presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe kryesuesi me Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës Mladen Ivaniq të cilët sot mbajtën fjalim në forumin e biznesit në Shkup.

Të dy theksuan se ekziston bazë solide për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik dhe shprehën gatishmërinë për krijimin e kornizës juridike me qëllim të rritjes të këmbimit tregtar mes të dy shteteve.

 

Sipas presidentit Ivanov, të dhënat statistikore të cilat tregojnë se Bosnja e Hercegovina ka madje 20 partnerë tregtar në Maqedoni, ndërsa këmbimi tregtar në vitin 2016 ka arritur 155,7 milionë dollarë, nuk korrespondojnë me nivelin e lartë të marrëdhënieve politike, kulturore dhe shoqërore që ekzistojnë mes të dy shteteve.

 

Ai shtoi se ka bazë solide për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, gjegjësisht të dy shtetet i kanë parakushtet themelore siç është besimi i ndërsjellë, markat e njohura dhe të pranueshme, si dhe tregje të hapura dhe miqësore.

 

Në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik, Ivaniq shfaqi shpresën se së shpejti do të arrijnë të mundësojnë udhëtim nga njëri shtet në shtetin tjetër me letërnjoftim, hapjen e linjës së drejtpërdrejtë ajrore mes Shkupit dhe Sarajevës dhe qasje të përbashkët në tregjet e treta të kompanive të Maqedonisë dhe kompanive nga Bosnja.

Në periudhën e ardhshme pritet të dy vendet të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe marrëveshje për bashkëpunim mes odave ekonomike.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 14:21  | Xh.I. | 984 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.