Kryeministri Zaev shpalosi propozimet për zv.ministra të qeverisë së re
Sheshi "Skënderbeu", drejtë një pamje grandioze kombëtare me figura dhe monumente më ..
Vullnet Ameti rizgjedhet Rektor i Universitetit të Tetovës
Sheshi "Skenderbeu" edhe në kënget e artistëve eminent shqiptar
Alternativat “e pakëndshme” të së dielës në Francë
Screen-Shot-2017-04-20-at-14.29.57.jpg

Nga Jeremy Black

A të pëlqen pensioni në moshën 60 vjeç, një javë me më pak orë pune dhe eleminimi i frikës për të ardhmen? Shko në Francë dhe zgjidh mes 11 kandidatëve për president.

Pjesa më e madhe e botës së jashtme është e shqetësuar për Marine Le Penin dhe Frontin e saj Nacional, veçanërisht në dritën e kërkesës së saj më të fundit, që Franca të lirohet nga përgjegjësia për dëbimin e hebrenjve në kampet naziste të vdekjes, sepse vendi ishte nën pushtimin gjerman. (Sa për dijeni, autoritetet franceze të kohës së luftës ishin bashkëpunëtorë).

Por përqendrimi tek znj. Le Pen do të thotë injorim i problemeve që paraqiten prej alternativave të tjera në dispozicion. Ajo mund të dalë e para në raundin e parë të zgjedhjeve të së dielës dhe ka të ngjarë, në çdo rast, të jetë një nga dy kandidatët që shkojnë në raundin e dytë më 7 maj.

Por supozohet se francezët votojnë për kandidatin e tyre të preferuar në raundin e parë dhe, pasi e bëjnë këtë, votojnë për cilindo në raundin e dytë, që do të bllokonte më pak të preferuarin e tyre. Ky proces ndaloi babanë e Marine, Jean-Marie Le Pen, në vitin 2002, kur humbi përballë Jacques Chirac, 82% në 18%. Ata në të majtë ishin të gatshëm të votonin për Gaullistin Chirac, për të mposhtur ekstremistin Le Pen.

Pritshmëria është që ky proces do të sjellë fitoren e Emmanuel Macron, kandidati i qendrës së majtë, një ish-ministër i ekonomisë në qeverinë socialiste të paqëndrueshme të François Hollande.

Z. Macron është një personazh i ngjashëm me Tony Blair, i fortë kur flet për ripërtëritje dhe i dobët në detaje apo në politika. Në praktikë, ai është pjesë e asaj që shqetëson Francën – një gamë kandidatësh që nuk duan t’i shpjegojnë elektoratit, se bota nuk ua ka atyre borxh që t’u nxjerrë jetesën. François Fillon, kandidati i të djathtës tradicionale, bëri lëvizje në këtë drejtim, por u zhyt në skandalet, për pagimin e familjes së tij nga fondet publike.

Kjo e lë Z. Macron, Znj. Le Pen dhe Jean-Luc Mélenchon e ekstremit të majtë, si kandidatët kryesorë. Asnjëri prej tyre nuk ka shpjeguar se si do ta bëjë Francën që të punojë. Le Pen dhe Mélenchon premtojnë të ulin moshën e pensionit, nga 62 në 60 vjeç. Në një vend që tashmë mbron të drejtat e punëtorëve, ata duan të ofrojnë më shumë mbrojtje dhe pension më të madh. Ata premtojnë të taksojnë, të shpenzojnë dhe t’u kundërvihen shumëkombësheve dhe “globalizimit”.

Sondazhet sugjerojnë mbështetje të gjerë për këto pikëpamje, pavarësisht nga psefologia që sjell rezultatin presidencial këtë vit. Ashtu si politikanët britanikë nuk mund ta prekin lopën e shenjtë të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, homologët e tyre francezë po nxisin një arrati nga realiteti, që filloi shumë vite më parë.

Kjo gjë paraqet rreziqe për Francën dhe Bashkimin Evropian. Politikat e pamenduara të ngjashme me këto – kontrolli prej shtetit, taksimi i rishpërndarë dhe menaxhimi social –  dështuan me François Mitterrandin në vitet 1981-83. Kjo shtyu ish ministrin e tij të ekonomisë dhe financave, Jacques Delors, që të bëhej president i Komisionit Europian më 1985 dhe të nxiste politika të ngjashme në nivel evropian. Duke pasur parasysh armiqësinë në shumë shtete të BE-së ndaj çdo gjëje që mund të quhet “shtrëngim”, përtëritja e kësaj teme në Francë, paralajmëron telashe për përgjegjësinë fiskale në të gjithë kontinentin.

Pozita e Francës brenda NATO-s gjithashtu mund të vihet në pikëpyetje. Parisi i është kundërvënë grupeve islamike në Afrikën Veriperëndimore, por si Le Pen, edhe Mélenchon kanë anuar drejt Vladimir Putinit, duke përdorur përbuzjen e bashkatdhetarëve të tyre kundrejt Presidentin Trump, si justifikim.

Në përgjithësi, zgjedhjet franceze theksojnë masën në të cilën partitë tradicionale të së djathtës sfidohen nga zhvillimet aktuale, një situatë kjo e parë në vitin 2016 në primaret amerikane dhe në humbjen e ish-kryeministrit David Cameron, me Brexit.

Në të njëjtën kohë, e majta dhe e djathta ekstreme inkurajojnë elektoratin që të mos bëjë pyetje të vështira rreth rritjes ekonomike dhe mirëqenies sociale. Dallimi kryesor midis të majtës dhe të djattës ekstreme, qëndron në rrëfimet konkurruese të identitetit dhe interesit kombëtar. Në Francë, ashtu si ndodh shpesh në vende të tjera, e majta nuk ofron vërtet një version bindës, ndërkohë që ai i së djathtës ekstreme është përçarës dhe i prapambetur.

Për të djathtën tradicionale evropiane, zgjedhjet franceze shtrojnë pyetje serioze për rëndësinë dhe popullaritetin, dhe kjo, në një shoqëri ku kaq shumë njerëz, dëshirojnë të dalin herët në pension dhe të grinden. Një paaftësi për t’u përballur me situatën e tyre politike është pjesë e kësaj sëmundjeje.

Fokusimi mbi Brexit ka shkëputur vëmendjen nga kriza themelore e BE-së, e paraqitur si një refuzim i kulturës ekonomike. Ekziston një rrezik i madh për prirjet populiste në të majtë ose në të djathtën ekstreme dhe një sfidë si për biznesin, ashtu edhe për angazhimet ndërkombëtare. E djathta e moderuar pro-biznes është shumë e dobët, dhe pjesa tjetër janë shumë kundër biznesit.

Ka gjasa që Le Peni të humbasë. Kjo do të ishte e mirëpritur, por nuk duhet të na shpërqëndrojë prej dështimeve më të mëdha të modelit social korporatist, që tashmë i ka bërë shumë dëme Francës dhe BE-së. / The Wall Street Journal – Në shqip nga bota.al

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 14:52  | Xh.I. | 466 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Video Ekskluzive » Presidenti Ivanov shtron iftar në rezidencën e tij, thirret ezani me kërkesë të kreut të BFI-së
“Feridja” në lidhje me aktorin e serialit “Më fal” (Foto)
Kjo çfarë bën Big Mama për të dashurin është e mrekullueshme (Foto/Video)
Milioneri që jetoi 20 vjet i vetëm në ishull (Foto)
Tuna zbulon pjesë intime të bashkëshortit (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.