Agjencia “Zhurnal” ua uron festën e Fitër Bajramit
Lika me ‘llupë në dorë’ : Inspektojmë institucionet
Ligji për gjuhën shqipe - para apo pas zgjedhjeve lokale?
Edhe këtë vit pa liqenin Treska, premtimet e Bekim Muratit mbeten vetëm fjalë
Gjysma e refugjatëve në Gjermani do të gjejnë punë për pesë vjet
133663004.jpg

Shkup, 20 prill - Instituti gjerman i fuqisë punëtore parashikon se gjysma e refugjatëve që qëndrojnë në vend, do të gjejnë punë për pesë vjet, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Sipas institutit, 10 për qind e refugjatëve që kanë arritur në  Gjermani në vitin 2015, janë punësuar në korrik të vitit 2016, ndërsa 22 për qind e të arriturve në vitin 2014 kanë gjetur punë gjatë vitit 1015.

Një pjesë e madhe e këtyre punësimeve janë pjesë e programit të Qeverisë për stazh dhe punë të përkohshme, ndërsa vetëm pesë për qind nga refugjatët  të ardhur në viti 2015 kanë gjetur punë vjet.

Sipas investigimit, në të cilin janë përfshirë më shumë se 4.800 refugjatë, numri i të punësuarve kërkues të azilit nga Afganistani, Eritreja, Iraku, Irani, Nigeria, Pakistani, Somalia dhe Siria  është rritur për 80.000 në periudhën midis vitit 2015 dhe 2016.

Paralelisht me parashikimet optimiste të Institutit të fuqisë punëtore, autoritetet gjermane paralajmërojnë  shkurtimin e  vendeve të punës të subvencionuara për refugjatët të njohur si "punë për një euro".

Gjermania në mars ka arritur shkallën më të ulët rekord të papunësisë prej 5,9 për ind, që është më e ulëta në historinë e Gjermanisë së bashkuar.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 14:56  | Z.H. | 639 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Përditësuar » Sarajit çdo ditë po i shtohet kriminaliteti, vriten katër persona?
Befason Big Mama në fotot e fundit, tani duket Sexy Mama (Foto)
Përleshje fizike në vendkalimin kufitar, Bogorodicë
Adelina tejet seksi në të zeza (Foto)
Ilir Shaqiri braktis muzikën?! (Video)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.