Reka: Veprimi i Beogradit, tentim për të penguar integrimin e Maqedonisë në NATO
« Konfirmohet lajmi i Zhurnalit » Aziri zyrtarisht kalon në LR-PDSH
« Bozhinovski për Zhurnal » Kryeprokurori i ri të ketë vlera të larta morale, integritet dhe profesionalizëm
« Zhurnal mëson » BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër
Haliti kritikon partnerët e koalicionit për çështjen e demarkacionit
haliti.jpg

Prishtinë, 20 prill - Marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi nuk ka pse të procedohet në Kuvend për sa kohë qe nuk sigurohen votat e mjaftueshme për ta kaluar, thotë nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti. Nëse sigurohen votat, sipas tij, atëherë le të procedohet dhe do të shihet se çka do të ndodhë.

Zyrtari i lartë i PDK-së, e ka vlerësuar si krejt normale qe Kuvendi të mos pajtohet më çështje të caktuara, por ai ka kritikuar koalicionin qeveritar, i cili sipas tij, nuk ka ndërmarr ndonjë ofensive për të bindur deputetët dhe biseduar me qytetarët për këtë çështje.

“Ne si koalicion nuk kemi ndërmarre ndonjë ofensive apo angazhim politikë për të biseduar rreth këtij procesi, por ia kemi lënë në dorë opozitës, e cila ka krijuar një opinion të caktuar se dikush po i falë tokë Kosovës”, ka thënë Haliti  për ‘Indeksonline’.

Tutje, Haliti thotë se kryetarët e partive dhe shefat e Grupeve Parlamentare mund të nxjerrin konstatim të saktë se cili deputetë do të votojë pro ose kundër për të pas një pasqyre të qartë.

“Deputetët të mos jenë jashtë vendit në ditën kur do të votohej demarkacioni. Të zbatohet statuti qe kanë grupet parlamentare, dhe kjo mund ta sjellë një mesazh të dëshirueshëm. Ky presion se do të kallet flakë Kosova, nëse kalon ose jo është i papranueshëm edhe për Kuvendin dhe për deputetët. Ne nuk do ta kallim dhe gjunjëzojmë Kosovën. Ne nuk do të gjunjëzohemi meqenëse dikujt nuk po i pritet të marrë një copë pushtet, por do të punojmë hap pas hapi qe Kosovën ta përafrojmë në BE dhe kjo është interesi i Kosovës”, ka shtuar Haliti.

Qeveria, sipas tij, nuk mund t’i detyrojë deputetët qe të votojnë një çështje të caktuar. Qeveritarët, sipas tij, duhet me pas prioritete tjera si zhvillimi ekonomik, shëndetësia, arsimi.

Demarkacioni me Malin e Zi është pengesë qe të ndodhë liberalizimi i vizave. Përkundër zotimeve të kryeministrit Mustafa dhe kryeparlamentarit Veseli qe liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejt, një gjë e tillë nuk po ndodhë.

Në mungesë të votave për ta kaluar demarkacionin, është paralajmëruar se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme./Indeksonline/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 15:01  | Xh.I. | 647 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Konfirmohet lajmi i Zhurnalit » Aziri zyrtarisht kalon në LR-PDSH
Dridhet Shkupi
Jeremiq: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, dilentantizëm dhe mashtrim diplomatik
Daçiq: Serbia mund të ndryshojë qëndrimin për emrin e Maqedonisë
« Dokument » Publikohen dokumenta ku qeveria e Gruevskit planifikonte ndërtimin e banesave për emigrantët
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.