« Zhurnal mëson » Bashkim Bakiu kandidat i mundshëm për komunen e Sarajit nga Lëvizja Besa
« Kastriot Rexhepi për Zhurnal » Lajmi i liferuar në disa media me tendencë vetëm për të dëmtuar imazhin tim personal
« Zhurnal mëson » BDI në Çair anketon tre kandidat, ja cilët janë ato
« Sheshi "Skendërbeu" » Mexhiti fton gjithë shqiptarët të përjetojnë kulturën dhe artin e gjitha trevave shqi..
Ali Ahmeti takim me ambasadorin francez, Christian Thimonier
IMG_2504_1_1.jpg

Tetovë, 20 prill - Sot në Tetovë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim pune me Ambasadorin e Francës në Maqedoni, z. Kristian Timonier, njofton Zhurnal.

 Lideri i BDIsë Ahmeti dhe Ambasadori Timonier diskutuan hapur mbi situatën politike në vend, rrethanat gjeopolitike dhe mundësitë për zgjidhje të ngërçit politik dhe institucional në vend.
 
Z. Ahmeti elaboroi mbi të gjitha hapat konstruktiv për dalje nga kriza që ka ndërmarrë Bashkimi Demokratik për Integrim në përputhje me pritjet e qytetarëve dhe pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar.
 
BDI si parti fituese tek shqiptarët dhe përcaktuese në këtë mandat, i dha përkrahjen vendimtare shumicës së re reformuese parlamentare për të formuar një Qeveri e cila do të zbaton agjendën dhe programin e paracaktuar nga komuniteti ndërkombëtar nëpërmjet zbatimit të përpiktë të reformave në gjyqësor, rrumbullakësimit të Marrëveshjes së Ohrit, integrimit euroatlantik.

 Z. Ahmeti njoftoi Ambasadorin Timonier që BDI ka vijuar, edhe përtej ndërmarrjes së të gjitha hapave paraprak, me përpjekjet për dalje nga kriza duke ftuar në veçanti dy partitë politike maqedonase që të angazhohen pa asnjë vonesë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes dhe realizimit të pritshmërive të qytetarëve për paqë, stabilitet dhe siguri.

Çdo vonesë paraqet mundësi për kundërshtarët e rrugës sonë drejt integrimit në NATO dhe BE për të shtruar ndikimin e tyre dhe për të thelluar hendekun midis qytetarëve të vendit tonë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 15:16  | Z.H. | 1,592 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Kastriot Rexhepi për Zhurnal » Lajmi i liferuar në disa media me tendencë vetëm për të dëmtuar imazhin tim personal
Abdylmenaf Bexheti i përgjigjet islamofobit Kastriot Myftaraj
Kolona të gjata në kufinin Bellanoc-Stançiq
Zejd Rexhepi godet partitë shqiptare
Myftaraj, mbeturinë ruso-kineze
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.