Lika me ‘llupë në dorë’ : Inspektojmë institucionet
Ligji për gjuhën shqipe - para apo pas zgjedhjeve lokale?
Edhe këtë vit pa liqenin Treska, premtimet e Bekim Muratit mbeten vetëm fjalë
Allagjozovski: Do të ketë revizion të projektit "Shkupi 2014"
Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e rrugës “Faik Konica”
Veliaj inspekton rrugen Faik Konica.jpg

Tiranë, 20 prill - Rruga “Faik Konica” ne Tirane do te marre nje pamje te re. Bashkia ka nisur ndertimin e saj ndersa kryebashkiaku ka siguruar se investimet do te shtrihen ne cdo lagje te kryeqytetit.

Ne vend te asfaltit  tek “Faik Konica” do te perdoret kalldrem.

Bashkia ka nisur ndertimin e rruges qe lidh zonen e liqenit artificial me ato prane stadiumit “Qemal Stafa” ne Tirane.
“Besoj se do të kemi një koncept të ri të dizenjimit urban të lagjeve dhe kuartallave, ku do të kalojmë nga rrugët me asfalt, në rrugë me kalldrëm, edhe për të sinjalizuar një ulje të shpejtësisë, në respekt te banoreve dhe përdoruesve të biçikletave”

“Do të mbjellim 180 pemë të reja bli dhe pisha përgjatë gjithë korsisë së rrugës, për t’u siguruar që një pemë e sëmurë zëvendësohet me 60 pemë të shëndosha”
Gjate inspektimit te punimeve filmimet e te cilit iu shperndane medias nga zyra e shtypit e bashkise kryebashkiaku Veliaj siguroi vijimin e investimeve edhe ne zona te tjera te kryqytetit.

“Për sa kohë që Bashkia e Tiranës vazhdon me këtë ritëm, pra çdo ditë një punë konkrete, është vetëm çështje kohe sa të vijmë edhe te rruga e kujtdo personi që mezi po pret që Bashkia të paraqitet aty me investime. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, në një vit kemi 365 investime, në dy vite që po mbushet nga mandati ynë kemi rreth 700 investime. Pra, është vetëm çështje kohe sa të jemi prezent në çdo lagje”
Ndërtimi i plotë i rrugës “Faik Konica” parashikon ndërhyrje në gjithë nënshtresat dhe shtresat sipërfaqësore, ndërtimin e kanalizimeve, te linjave rezervë për fibrat optike si dhe ndricimin.

Gjerësia e rrugës do të jetë 11.5 metër, ku një korsi do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve dhe një për parkimin, ndërsa do të ketë edhe një korsi të dedikuar për biçikletat.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 15:02  | Xh.I. | 723 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Përleshje fizike në vendkalimin kufitar, Bogorodicë
Befason Big Mama në fotot e fundit, tani duket Sexy Mama (Foto)
Adelina tejet seksi në të zeza (Foto)
Kaq e guximshme “Feridja” ja çfarë bën ajo në deti! (Video)
Sahidja e Motrave Mustafa heq nishanin në fytyrë. Arsyeja ishte shqetësuese (Video)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.