Dalin pamje të reja, nga përgjakja e deri te shpëtimi i Zaevit (VIDEO)
Arrestohen 8 veta, Nuhiu largon Çavkovin nga kreu i shtabit operativ të MPB-së
Faktori Ndërkombëtar me porosi për Gruevskin: "Zhduku nga politika"
Gjatë intonimit të himnit shqiptar nga Ibrahimi në Kuvend, "Muki" dhe deputetët tjerë..
Ansambli i këngëve dhe valleve “SHKUPI”, fitues i disa çmimeve kulturore në Radovish
ansa.jpg

Ansambli i këngëve dhe valleve “SHKUPI” është hapur nga nje grup koreografësh me eksperiencë dhe përvojë shumë vjeçare dhe veprojnë në rethinën e Shkupit.

Ata ishin të ftuar në festivalin ndërkombëtarë që u mbajtë në Radovish, më datë 17.04.2017 ku nën konkurrencë të shumë ansambleve vendore dhe nga shtetet ballkanike edhe europiane, arritën të korrin sukses duke u kthyer me 3 medalje dhe çmime të vlefshme.

Në këtë festival ata arritën ta rëmbejnë çmimin për valltare më të mirë të festivalit që e fitoi voglushja 5 vjeçare, Lijana Murtezani, Çmim tjetër i fituar ishte ai për valltarë më të mirë të festivalit, që i takoi Mesud Kadriut, si dhe çmimi kryesorë ”Koreografi më e mirë e gjithë festivalit”.

Ky ansambël është formuar nga Muhadin Murtezani, kryetar, koreografët Adem Murtezani, Liman Ibraimi, Zurap Murtezani dhe Belkisa Asani.

Nga ky ansambël deklarojnë se në vazhdimsi janë duke punuar në kultivimin e kulturës dhe traditave shqiptare në vend dhe jashta vendit, duke premtuar se sukseset dhe çmimet do të vijojnë në vazhdimsi me punë dhe cilësi.

 20.04.2017, 15:23  | L.E. | 411 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Video » Situata del jashtë kontrollit, qindra-mijëra protestus tek Kuvendi, ka të shtëna me armë zjarri
Ali Ahmeti viziton në spital Ziadin Selën
Dalin pamje të reja, nga përgjakja e deri te shpëtimi i Zaevit (VIDEO)
Zbulohen imazhet e policit shqiptarë të plagosur mbrëmë në Parlament
Skandaloze: Gruevski arsyeton sulmin ndaj Ziadin Selës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.