Lika me ‘llupë në dorë’ : Inspektojmë institucionet
Ligji për gjuhën shqipe - para apo pas zgjedhjeve lokale?
Edhe këtë vit pa liqenin Treska, premtimet e Bekim Muratit mbeten vetëm fjalë
Allagjozovski: Do të ketë revizion të projektit "Shkupi 2014"
Thellohet bashkëpunimi mes Komunës së Gostivarit dhe Komunës Ejup (Eyup) të Republikës së Turqisë
222_1.jpg

Gostivar, 20 prill - Një delegacion nga Komuna Ejup (Eyup), e Republikës së Turqisë, i kryesuar nga Ahmet Tufekçi nënkryetar i kësaj komune, qëndroi për vizitë në Komunën e Gostivarit dhe u takua me kryetari e Komunës, Nevzat Bejta, njofton Zhurnal.

Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit mes dy komunave dhe në këtë drejtim u shqyrtuar mundësia e binjakëzimit, projekti për ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Banjicë të epërme si dhe  organizimi i iftarit tradicional në qytetin e Gostivarit.

“Projekti për kanalizimin fekal në fshatin Banjicë e Epërme ekziston, por për shkak se ka kosto të lartë financiare është mirë që të shqyrtoni mundësitë që si Komunë të mund të ndihmoni në realizimin e këtij projekti me vlerë rreth 700 mijë euro”, dhe mes tjerash kryetari Bejta.

Përfaqësuesi i delegacionit turk, Ahmet Tufekçi shprehu gatishmërinë e Komunës që përfaqëson për organizimin e një iftari të përbashkët gjatë muajit të agjërimit.

Tufekçi theksoi që në Komunën Ejup jetojnë diku 400 mijë banorë dhe se rreth 40 % e popullatës janë të ardhur nga vende të ndryshme dhe veçmas nga Gostivari, Tetova dhe Shkupi.

Në takim u ra dakord që në një të ardhme të afërt, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta të viziton Komunën Ejup të Turqisë.

Në fund, në shenjë respekti të ndërsjellë, u këmbyen dhurata simbolike.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 15:44  | Z.H. | 1,757 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Përleshje fizike në vendkalimin kufitar, Bogorodicë
Befason Big Mama në fotot e fundit, tani duket Sexy Mama (Foto)
Adelina tejet seksi në të zeza (Foto)
Kaq e guximshme “Feridja” ja çfarë bën ajo në deti! (Video)
Sahidja e Motrave Mustafa heq nishanin në fytyrë. Arsyeja ishte shqetësuese (Video)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.