"Ringu" i fundit i SHBA-së përmes Hojt Ji për ta debllokuar Maqedoninë
« Zhurnal mëson » Talat Xhaferi në moment të fundit refuzoi propozimin e LSDM-së, që të zgjidhet kryeta..
BDI hedhë poshtë zërat se do t`i tërheqin nënshkrimet
« Analistët për Zhurnal » "Komedia" politike të marrë fund
Bejta: Lëvizja (pa) Besa të flasë hapur se ku i ka interesat që sulmon kundërshtarët e Gruevskit, si unë?
REAGIM nga kryetari i Komunes se Gostivarit Nevzat Bejta.jpg

Gostivar, 20 Prill - Kryetari i komunës së Gostivarit në një komunikatë për media ka reaguar në lidhje me kumtesën e Lëvizjes BESA, Lëvizje kjo e cila ka akuzuar kryetarin e kësaj komune se i njëjti në opinion shitet se ka prishur koalicionin me VMRO-në, ndërsa sipas tyre, ai në nivel lokal vazhdon të bashkëpunojë me këtë parti, duke pyetur Lëvizjen Besa se cilat janë interesat e kësaj Lëvizjeje që po sulmon atë, njofton Zhurnal.

Reagimin e Nevzat Bejtës ua sjellim në mënyrë integrale:

"Deri tani jam shprehur hapur dhe publikisht për koalicionin qeverisës me partinë LSDM në interes të gjithë Maqedonisë e në veçanti të popullit tonë.

Unë jam shprehur edhe më hapur për mendimet e mia kundër Gruevskit.

Lëvizja (pa) Besa të flasë hapur se ku i ka interesat që sulmon kundërshtarët e Gruevskit, si unë ?

Mos Besa i është dhënë Gruevskit si në nivel qendror edhe lokal ? Asgjë nuk mund të shpjegohet ndryshe.

Si kryetar komune kam punuar dhe vazhdoj të punoj në të mirë të qytetit dhe qytetarëve të Gostivarit pa dallim të përkatësisë etnike dhe fetare.

Në fund të mandatit është krenari të konstatoj që kemi realizuar mbi  90 % të programit parazgjedhor duke investuar në çdo vendbanim të Komunës së Gostivarit", ka reaguar kështu kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

 20.04.2017, 15:06  | Z.H. | 3,658 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » Talat Xhaferi në moment të fundit refuzoi propozimin e LSDM-së, që të zgjidhet kryetar i Kuvendit pa prezencën e VMRO-së..!?
« EKSKLUZIVE » BDI emëron kryeshef të policisë në Manastir
Rritet euro
« Foto: » Këngëtarja e njohur martohet në xhami me rite islame
« Foto: » Nuk ishte në festën e Tunës, por ja çfarë bën Nora për kunatën
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.